Bujqit i kanë korrë e vjelë shumicën e prodhimeve bujqësore për këtë vit, por disa prej tyre ende nuk i kanë marrë subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë. Disa fermerë ankohen se vonesa e subvencioneve po ua vështirëson punën në bujqësi.
Ata shprehen se përkrahja nga shteti është e vonuar për këtë vit. Të njëjtit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të fillojnë sa më shpejtë procedurat për ekzekutimin e pagesave, derisa ka të tillë të cilët thonë se ende nuk janë vizituar fare nga Komisioni për të verifikuar sipërfaqet e mbjella, shkruan KP.
Në anën tjetër, edhe nga Shoqata e Prodhueseve të Qumështit të Kosovës kanë thënë se një numër i caktuar i fermerëve janë në pritje për t’iu dalë subvencionet. Ndërsa, për këtë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci zotohet se mjetet do të ekzekutohen deri në fund të vitit fiskal.
Derisa vlerësojnë se subvencionet duhet të rriten në disa kultura bujqësore, fermerët kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të bëjë një analizë rreth kësaj rritje.
Fermeri Sali Abazi, i cili merret me blegtori e bujqësi për rreth 22 vite, ankohet për vonesën e subvencioneve. Ai thotë se këtë vit ka raste që ende nuk kanë dalë nga komisioni të bëjnë verifikimin e mbjelljeve të vitit të kaluar.
“Prej që kanë filluar subvencionet zakonisht ka pasur një ngecje në vonesë, këtë vit ka raste që ende nuk kanë dalë komisioni të bëjnë verifikimin e mbjelljeve të vitit të kaluar të vjeshtës, grurit dhe mbjelljeve vjeshtore, por, as të pranverës të misrit dhe kulturave tjera që mbjellën në pranverë. Ne kemi aplikuar me sa mbaj mend, në mars dhe prill ka qenë afati rreth 45 ditë për të aplikuar, për krerë qumështit që paguhen prej ministrisë rreth 90 euro, edhe për subvencionimin e grurit dhe të misrit.
Ne të gjitha kulturat në korrik e kemi fshirë grurin dhe misrin, i kemi livruar të njëjtat parcela, i kemi mbjellë sërish sërish me grurë, megjithatë ende nuk kemi komision për të verifikuar, ose me ndonjë mesazh, që në të kaluarën na ka njoftuar ministria që është pranuar kërkesa jonë për aplikimin e subvencioneve. Ka shkuar pak gjatë, por, shpresojmë që është ndonjë gabim, defekt teknik i tyre, dhe shpresojmë që shpejtë do të vinë t’i verifikojnë ose të paktën të gjejnë mënyrën e pagesave për subvencioneve… Ka pasur edhe më herët ndonjë vonesë, por jo kaq të theksuar, kaq vonë, me sa mbaj mend unë”, thotë Abazi.
Edhe fermerja Sadete Gecaj, e cila merret me bletari thotë se janë në pritje të subvencioneve për bletarinë organike, pasi siç thotë ajo, për korverciale janë ekzekutuar.
Ajo thotë se Ministria e Bujqësisë duhet të shoh mundësinë që t’i rris subvencionet për bletarinë organike, pasi thekson se janë të ulëta.
“Ne merremi me bletari më shumë se 11 vite. Që pesë vite merremi me bletari organike, jemi të certifikuar prej bioinspektes. 25 euro i marrim subvencionet për koshere të bletëve organike, 20 euro i marrim për kovercionale. Për bletari korvercionale janë dalë subvencionet, ndërsa për organike ende jo… janë kryer procedurat dhe jemi në pritje…për bletari organike janë shumë të vogla, sepse e ka koston shumë të lartë”, thotë Gecaj.
Për këtë, ministri i Bujqësisë, Faton Peci zotohet se deri në fund të vitit fiskal do të dalin subvencionet. Ai shton se gjithë buxheti, ashtu siç dëshirojnë disa fermerë që brenda gjashtëmujorit të parë t’i marrin subvencionet, objektivisht nuk mund të realizohet.
“Rrjedhimisht subvencionet që i dedikohen fermerit janë brenda vitit fiskal, a e kemi kaluar vitin fiskal…Mjetet dalin pasi që suksesivisht të realizohen kontrolle dhe rend. Mandej, ka afate kohore, nëse flasim për kulturën e grurit, ata e kanë pas deri në shtator afatin për dorëzimin e sasisë së grurit për kilogram. Kështu, janë proceduar faza e subvencionimit për sipërfaqe për një pjesë të plehërimit dhe të naftës, por nuk është procesuar çështja e kilogramëve të grurit.
Mandej, krejt buxheti ashtu siç dëshirojnë disa fermerë që brenda në gjashtëmujorin e parë t’i marrin subvencionet objektivisht, ajo nuk mund të realizohet në aspektin e menaxhimit financiar për shkak se ka cash flow, çdo muaj mbushet buxheti i Kosovës, dhe rrjedhimisht edhe buxheti i ministrive të linjës. Në pjesën e dytë të dhjetorit, atëherë në rast se ka vonesa mund të flasin për vonesa në pagesën e subvencioneve. Deri tash ka një dinamikë, janë mbi 30 milionë euro të procesuara vetëm në kategorinë e subvencioneve. E disa prej fermerëve janë në fazën e realizimit të pagesave, por njëkohësisht edhe në fazën e kontrolleve në terren”, thotë Peci.
Ministri Peci shton se çdo indikator është pozitiv në sektorin e bujqësisë, pavarësisht sfidave që ka potencuar, një ndër to edhe siç thotë ai “qeverisja e keqe e Avdullah Hotit”.
“Ne vetëm vitin e kaluar i kemi parandaluar mundësinë e abuzimit të 2.5 milionë euro nga tendenca e disave për të aplikuar me sipërfaqe më të mëdha se që është sipërfaqja aktuale. Kështu, për gjithë fermerët mesazhi im është i qartë, pagesat që do të realizohen janë brenda vitit fiskal dhe kur të përfundon viti fiskal atëherë mund të flasim eventualisht për vonesa ose borxhet e fermerëve. Por, ne jemi qeveria e parë që në vitin 2022 dhe 2023 nuk ju kemi mbet asnjë cent fermerëve për gjithë punën e angazhimeve që kanë pas në kategorinë e subvencioneve, e rrjedhimisht nuk do të ketë as në vitin 2024, ndërsa e kemi gjet ministrinë me 41 milionë euro borxh…
Çdo indikator është pozitiv në sektorin e bujqësisë dhe duke përfshirë edhe rritjen e fermerëve, përkundër se qeverisja jonë ka qenë më sfiduesja për shkak se agresioni i Rusisë ka rrit deri në 300 për qind imputet bujqësore, mandej inflacioni i importuar nga Eurozona por edhe pjesët e tjera, mandej kriza energjetike edhe qeverisja e keqe e Avdullah Hotit që na ka lënë 41 milionë euro barrë”, shton Peci.
Në anën tjetër edhe nga Shoqata e Prodhueseve të Qumështit të Kosovës, thonë se një numër i caktuar i fermerëve janë në pritje të subvencioneve.
“Sipas informacioneve nga terreni ne si shoqatë ju informojmë se disa fermerëve kanë filluar t’u ekzekutohen pagesat, ndërsa një numër i caktuar i fermerëve janë në pritje”, thonë në një përgjigje me shkrim nga Shoqata e Prodhueseve të Qumështit të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Shoku-Eventi-1-1-1-780x439.png)
Të mërkurën “Dukagjini” promovon librin "Shoku" të Cesare Pavese-s
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe