Bugatti Centodieci, megjithë se ka interesim të jashtëzakonshëm për të, ka një prodhim rreptësisht të kufizuar. Prototipi i parë është pothuajse i përfunduar.

Në Bugatti, ata i dhanë vetes kohë. Centodieci u krijua si një super makinë, dhe kjo është një makinë me të vërtetë e veçantë.


Zhvillimi afatgjatë duket se ka dhënë fryte dhe tani, pasi ka gjetur kombinimin optimal, është bërë prototipi i parë, transmeton Telegrafi.

369793ed d47e 4d66 805c 515e989ed4e7

7527277d 3ad7 4a4b 8c4a e54944b5ad57

"Me një trup krejtësisht të ri dhe ndryshime në shumë fusha, na u desh të kryenim simulime të shumta me ndihmën e aplikacioneve speciale kompjuterike. Bazuar në këto të dhëna, ne ishim në gjendje të krijonim një pikë fillestare për zhvillimin e një kopje serike, dhe kështu erdhi prototipi i parë", tha Andre Kullig, personi që u morë më shumë me zhvillimin e kësa makine.

Sidoqoftë, kjo është një makinë krejt e re që do të ketë të njëjtin motor si Chiron, por që funksionon me 1,600 kuaj fuqi.

5151a582 56db 4e0b 8778 9a8ca07b43b7

c7a11e03 0a7f 4982 a6ce 1a9264b6a06b

Në të njëjtën kohë, makina është 20 kg më e lehtë dhe aerodinamika është përmirësuar më tej.

Ajo do të arrijë 100 km / orë në 2.4 sekonda, dhe duhet të arrijë 300 km / orë pas vetëm 13 sekondash. Shpejtësia maksimale do të jetë e kufizuar në 380 km / orë.

Pavarësisht çmimit fillestar prej 8 milionë eurosh, 10 kopje të kësaj makine u shitën në vetëm disa orë nga hapja e listës së porosive.

cf530fb9 0a0a 472f 8f94 8dac1dbd8030

d11c1e98 b665 4b53 bc6c d32f4a8c992f 1