Buffon u tregua i madh - U largua i fundit nga stadiumi pasi përshëndeti të gjithë tifozët (Video)

10:"Luca Bruno
Juventusi ka arritur ta mposhtë Monacon në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Zonja e Vjetër kishte paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku edhe kaloi në finale.
Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, vazhdon të mbetet lider i padiskutuar i kësaj skuadre.
Ai edhe pas ndeshjes qëndroi në fushë duke përshëndetur dhe falënderuar të gjithë tifozët që ishin në fushë duke e ndarë me ta këtë moment të bukur.
Më këtë gjest ai ka marr vlerësime pozitive dhe duartrokitje nga tifozët që e duan me çdo kusht këtë trofe.
Buffon do të provojë të fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve dhe këtë mundësi e ka me 3 qershor. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
10/05/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































