Legjenda e Italisë, Gianluigi Buffon ka konfirmuar se është në bisedime me skuadrën franceze për t ë vazhduar kontratën.

Portieri 41-vjeçar ka mohuar raportet se Paris Saint-Germain nuk llogaritë në shërbimet e tij.


"Klubi më ofroi rinovimin e kontratës dhe kjo më bën shumë të lumtur. Është shumë kënaqësi", tha Buffon për Sky Uno.

Buffoni e1530453011613 Buffon (Getty Images)

"Do të takohemi gjatë ditëve të ardhshme për të parë projektin e ri dhe për ta kuptuar nëse ne të dy e konsiderojmë të drejtën për të ecur përpara".

"Unë jam i lumtur në Paris, jam duke përjetuar një eksperiencë të jashtëzakonshme që në moshën 40 vjeçare kam dashur ta gëzoj. Arrita këtu i bindur se do ta sfidoja veten si lojtar, person dhe gjeta atë që po kërkoja në atë moment".

"Në Itali kemi këtë perceptim të gabuar rreth futbollit francez, i cili, sipas mendimit tim, është pa dyshim më pak i evoluar në mënyrë taktike se në Itali, por është shumë i vështirë në nivelin fizik dhe teknik", tha ish-portieri i Juventusit nga ku u transferua te parisienët.

Ndryshe, Buffon në vitin e parë të qëndrimit te skuadra e qytetit francez ka pasur 16 paraqitje dhe ka fituar titullin e kampionit të Ligue 1. /Telegrafi/

telegrafi sport app