LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Mbappe posedon diçka ‘mbinjerëzore’

Buffon: Mbappe posedon diçka ‘mbinjerëzore’
Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

Gianluigi Buffon ka pranuar se e ka ndjekur Paris Saint-Germainin në tre vitet e fundit, ndërsa Kylian Mbappen e ka quajtur ‘supernjeri’.

Portieri legjendar u largua nga Juventusi pas skadimit të kontratës më 30 qershor, mirëpo edhe pse në moshë 40 vjeçare, ai nuk e ka në plan të pensionohet dhe u transferua në Ligue 1.

Gianluigi Buffon (Foto: Getty Images)

“E kam ndjekur PSG-në në tre vitet e fundit. Po ashtu, kam folur(Marco) Verrattin dhe (Salvatore) Sirigun”.


“Nevojitet kohë, por me një identitet, një grup, një zhveshtore e mirë dhe një trajner të fortë, koha për ta fituar (Ligën e Kampionëve) mund të afrohet”.

“Sa i përket Kylian Mbappes, kam biseduar me (Giorgio) Chiellinin dhe (Andrea) Barzaglin, dhe të gjithë jemi pajtuar se ai ka diçka mbinjerëzore”.

Mbappe duke nxjerrë topin nga rrjeta e Juventusit (Foto: Getty Images)

“Nëse qëndron me këmbë në tokë dhe përqendrohet tek objektivat e tij, ai mund të bëhet po aq i madh sa Pele, Maradona, Ronaldo dhe Messi”, ka thënë Buffon për PSGMag.

Buffon e nisi karrierën te Akademia e Parmas, ndërsa Juventusit iu bashkua në vitin 2001. Pas 17 vitesh te Zonja e Vjetër, ai u transferua te PSG. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj - formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Superliga
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare

"Të shënoj 1000 gola? Bëra shaka", Ronaldo flet për rekordin që e synon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori