Brutaliteti i ISIS-it,vrasin “spiunin” me eksploziv

ISIS ka publikuar një video të vrasjes së një të burgosuri, qafa e të cilit ka qenë e lidhur me kabllo të lidhur me pajisje eksplozivi.
Organizata terroriste ka vrarë gjashtë persona që kanë qenë të akuzuar se kanë spiunuar aktivitetin e ISIS-it në qytetin Falluxha në Irak.
Njeriu që është vrarë me eksploziv është identifikuar si Muhamed Mahmud Dajiq, ish zyrtar në spitalin kryesor në Falluxha.
Atë xhihadistët e kanë akuzuar se i ka përcjellë informata Ministrisë së Punëve të Brendshme të Irakut rreth personelit mjekësor në lidhje me ISIS-in.
Po ashtu ai është akuzuar se u ka dhënë autoriteteve qeveritare informata dhe fotografi të xhihadistëve të vrarë, trupat e të cilëve janë sjellë në spital.
Nga
Telegrafi
17/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































