LAJMI I FUNDIT:

Brovina: Nuk do të dëshmoj në seancën kundër deputetëve të VV-së

Brovina: Nuk do të dëshmoj në seancën kundër deputetëve të VV-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina mund të dërgohet më forcë nga policia në gjykatë, në cilësinë e dëshmitares në rastin e deputetëve të Vetëvendosjes, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

Brovina sot nuk ishte në gjykatë për dhënë dëshminë e saj, ndërsa  gjyqtari ka thënë se do të lëshoj urdhëresë për sjellje me detyrim për të dëshmuar në këtë seancë gjyqësore.

Ndërsa,deputetja Brovina e kontaktuar nga lajmi.net ka thënë se nuk do të shkojë për të dëshmuar pasi e gjithë ngjarja ka qenë edhe televizionet dhe këtë e ka parë edhe gjyqtari.


“Unë e di obligimin qytetar për të dëshmuar, e kuptojë këtë. Por nuk e kam ndërmend  të merrem më këtë, gjithçka ka qenë në televizione dhe këtë e ka parë edhe gjyqtari”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Ndryshe, seanca ndaj deputetëve të Vetëvendosjes e paraparë për tu mbajtur sot është shtyrë pasi munguan dy nga deputetët në këtë rast, Albin Kurti e Albulena Haxhiu.

Sipas gjyqtarit të rastit seanca e ardhshme për këtë rast do të mbahet më 20 shkurt në ora 09:00.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Fjalët e fundit të Adem Jasharit, rrëfen Adnan Merovci

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Ekstradohet nga SHBA ish-oficeri shqiptar i kërkuar për korrupsion dhe nxjerrje të sekretit shtetëror

Lajme
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
Kalo në kategori