Kanë kaluar më shumë se 40 vjet qëkur Brooke Shields xhiroi një reklamë kult për xhinset Calvin Klein, dhe tani ajo e ka bërë përsëri për një shtëpi tjetër mode dhe është e zhveshur në pjesën e sipërme.

Aktorja dhe modelja 56 vjeçare ka pozuar për koleksionin pranveror të Jordache, në fokusin e fotografit të famshëm, Cass Bird.


Në një prononcim për revistën People, Shields ka thënë se për herë të fundit një fushatë të xhinseve kishte pozuar kur ishte 15 vjeçare.

“Tani e vlerësoj më shumë. Është një nder i madh të përfaqësohem në atë botë në moshën që kam”, ka thënë ajo.

Brooke ka shtuar se ishte shumë e hapur me ekipin e Jordache për qëndrimin e saj lidhur me përpunimin e imazhe, duke vënë në dukje se ishte vendimtare që fotografitë e saj të ishin autentike.

kalvin1

“Ishte e rëndësishme për mua të shihja se ky është trupi im si 56 vjeçare dhe të isha kundër përpunimit (të imazheve)”, ka theksuar ylli i filmit “Endless Love”. /Telegrafi/

brooke4 (Foto: Instagram/brookeshields)