LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Thaçi e Haradinaj po garojnë se cili është më shumë nacionalist

Brnabiq: Thaçi e Haradinaj po garojnë se cili është më shumë nacionalist

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, kanë biseduar në Sarajevë edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, taksën ndaj produkteve serbe si dhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Brnabiq ka vënë në dukje qëndrimin e qartë të Serbisë se Prishtina duhet të heqë taksën dhe për të vazhduar dialogun.

Ndryshe, kryeministrja serbe të mërkurën në Sarajevë ka marrë pjesë në takimin vjetor të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).


Ndërsa duke folur për refuzimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të mos marrë pjesë në këtë samit, Brnabiq e ka parë si veprim që shkon në dëm të të gjithë rajonit.

Sipas saj, Prishtina nuk e ka refuzuar Bosnjën dhe Hercegovinën, por Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila organizoi samitin.

Thaçi ka hequr dorë nga pjesëmarrja në konferencën në Sarajevë, sepse, siç ka thënë, për arsye se ky vend nuk e ka njohur Kosovën.

“Unë nuk mund ta kuptojë këtë vendim. Duket se Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi po garojnë se cili të jetë më nacionalist. Nga këndvështrimi im, vendimi është i gabuar”, ka thënë Brnabiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori