LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Deklaratat e Thaçit për marrjen e Preshevës janë jo serioze

Brnabiq: Deklaratat e Thaçit për marrjen e Preshevës janë jo serioze

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, e ka cilësuar jo serioze deklaratën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se nuk do të ketë marrëveshje të paqes nëse Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk i bashkohen Kosovës.

“Kjo deklaratë është jo serioze dhe unë mendoj se ajo është bërë për qëllime politike të brendshme, për disa brenda në Kosovë. Për këtë çështje nuk është biseduar. Është e pabesueshme për mua se si ata tani shtrihen në territorin e Serbisë qendrore”, ka thënë sot Brnabiq, shkruan “Danas”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përsëri propozoi mundësinë e korrigjimit të kufijve në një tekst autorial, përcjell Telegrafi.


“Për ta arritur këtë qëllim, unë kam propozuar opsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Kam argumentuar se marrëveshja eventuale e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë, Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me vendin tonë. Kam pritur kundër argumente racionale, por deri më sot kam dëgjuar më tepër zhurmë dhe në rastin më të keq edhe urrejtje. Kosova është vend shumë i vogël për të prodhuar kaq urrejtje, e cila e ndan shoqërinë tonë”, ka shkruar ndër tjerash Thaçi.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq ka thënë sot se Serbisë i sugjerohet se korrigjimi i kufijve nuk është në opsion, sepse është joreale dhe se  Beogradi nuk guxon ta kërkojë këtë. Ai tha se Serbisë po i ofrohet formimi i Asociacionit në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës, gjë që, sipas tij, nuk do të ndodhë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklaratat e Grenell ishin ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Pse qytetarët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës?

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Kalo në kategori