LAJMI I FUNDIT:

Brnabiq: Deklaratat e Daçiqit për Kosovën nuk paraqesin qëndrimin e Qeverisë së Serbisë

Brnabiq: Deklaratat e Daçiqit për Kosovën nuk paraqesin qëndrimin e Qeverisë së Serbisë

Deklaratat e Ivica Daçiqit përfaqësojnë mendimin e tij personal dhe jo qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, tha kryeministrja serbe Ana Brnabiq, lidhur me deklarimet e sotme të minsitrit të Jashtëm serb, që kanë të bëjnë me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, siç raporton Beta, ka thënë deklaratat e sefit të diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, nuk paraqesin qëndrimin e Qeverisë së Serbisë, por janë qëndrim i tij personal lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Reagimi i kryeministres serbe vjen pas deklaratës së Daçiqit se “synimet maksimaliste të Prishtinës, që bashkë me njohjen kërkojnë edhe Preshevën dhe Bujanocin, janë pengesa kryesore e zgjidhjes së çështjes së Kosovës”, përcjell Telegrafi.


Ajo theksoi se shprehja e mendimeve personale nuk e shqetëson Qeverinë e Serbisë dhe shtoi se qëndrime të ndryshme janë dëgjuar që nga hapja e dialogut të brendshëm për  Kosovën.

Sipas kryeministres Brnabiq, Qeveria serbe ende nuk ka një qëndrim zyrtar për Kosovën dhe shtoi se do ta ketë sapo të ketë një propozim konkret në tavolinë.

Ajo vuri në dukje se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke bërë gjithçka për të gjetur një zgjidhje dhe vlerësoi se “konflikti i ngrirë” nuk duhet lënë brezave të ardhshëm.

“Nuk mendoj se është afër një zgjidhje, por presidenti është duke u përpjekur për ta parë këtë problem nga të gjitha këndet për të gjetur diçka që mund t’i sjell Serbisë të që nuk e ka, respektivisht për të humbur sa më pak që të jetë e mundur, dhe të fitojmë sa më shumë”, tha kryeministrja.

Ajo shtoi se kjo nuk varet vetëm nga presidenti Vuçiq dhe mbështetja e Qeverisë së Serbisë, por edhe nga ajo se sa janë të gatshëm në Prishtinë për të biseduar hapur për kompromis. /Telegrafi/