LAJMI I FUNDIT:

Britaniku qëndroi i infektuar me coronavirus për 505 ditë

Britaniku qëndroi i infektuar me coronavirus për 505 ditë

Një pacient në Mbretërinë e Bashkuar me një sistem të dobët imunitar zbulohet se ishte i infektuar me COVID-19 për gati një vit e gjysmë, raportuan shkencëtarët.

Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri nëse ishte infeksioni më jetëgjatë COVID-19 sepse jo të gjithë testohen, raporton nypost.

Por me 505 ditë, “me siguri se është infeksioni më i gjatë i raportuar”, tha Dr. Luke Blagdon Snell, një ekspert i sëmundjeve infektive në Fondacionin e Guy’s & St. Thomas’ NHS.


Ekipi i Snell planifikon të paraqesë disa raste “të vazhdueshme” COVID-19 në një takim të sëmundjeve infektive në Portugali, transmeton Telegrafi.

Studimi i tyre hetoi se cilat mutacione lindin – dhe nëse variantet evoluojnë – te njerëzit që kanë qenë të infektuar shumë të gjatë. Ai përfshin nëntë pacientë që rezultuan pozitivë për virusin së paku tetë javë. Të gjithë kishin sistem imunitar të dobët – nga transplantimi i organeve, HIV-i, kanceri deri tek trajtime për sëmundje të tjera. Asnjë nuk u identifikua për arsye privatësie.

Testet e përsëritura treguan se infeksionet e tyre zgjatën mesatarisht rreth 73 ditë. Dy prej tyre kishin virusin për më shumë se një vit. Më parë, thanë studiuesit, rasti më jetëgjatë i njohur që u konfirmua përmes një testi PCR ka zgjatur 335 ditë.

Një sëmundje e rrezikshme virale, që sulmon mëlçinë, ka nisur të përhapet te fëmijët në Evropë
Lexo po ashtu Një sëmundje e rrezikshme virale, që sulmon mëlçinë, ka nisur të përhapet te fëmijët në Evropë

Personi me infeksionin më të gjatë të njohur rezultoi pozitiv në fillim të vitit 2020 ndërsa trajtua me ilaçin antiviral dhe vdiq në vitin 2021. Studiuesit nuk pranuan të përmendnin shkakun e vdekjes dhe thanë se personi kishte disa sëmundje të tjera.

Ndryshe, studiuesit shpresojnë se përmes këtyre të dhënave do të ndihmojnë njerëzit të mposhtin virusin sa më shpejt të jetë e mundur. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori