Një burrë që merret me rregullimin e kopshteve në Kent të Anglisë, ka publikuar tiketën fituese në lotarinë kombëtare nga e cila i fitoi hiq më pak se 3 milionë funte.

James Evans, 30-vjeç, ka deklaruar se ajo çfarë e kishte shtyrë që të blejë tiketën gërvishtëse, ishin rastet e njerëzve tjerë që kishin fituar çmimin kryesor, transmeton Telegrafi.


1 268

Ai tani ka tani plane të mëdha më këto para, planifikon që së bashku me të dashurën JoJo Smith të blejnë shtëpinë e ëndrrave në Cornwall dhe të fillojnë një biznes.

2 123

Evans ka treguar se si në momentin që e kishte kuptuar se ka fituar në lotari, i kishte telefonuar menjëherë të dashurës e cila nuk i besonte dhe ishte e bindur se po tallet me të.

3 92

Megjithatë, thotë se përpos shtëpisë dhe biznesit planifikon ta blejë edhe nga një veturë luksoze të tipit Mercedes për veten dhe partneren. /Telegrafi/

4 78

5 72