LAJMI I FUNDIT:

Britania rikthen deportimet masive të shqiptarëve

Britania rikthen deportimet masive të shqiptarëve

Numri dy i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, Oliver Dowden insistoi se ekzekutivi i vendit të tij po ndërmerr veprime për deportimin e emigrantëve të paligjshëm.

Në fillim të këtij muaji, u mësua se në përpjekje për frenuar mbërritjet e klandestinëve me anije të vogla, Downing Street nuk ka përjashtuar mundësin që atyre t’u ndalohet menjëherë stabilizimi në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, e njohur si numri 10, selia e qeveria angleze kishte refuzuar të diskutonte mbi politikat e ardhshme të emigracionit kur iu paraqit një sërë propozimesh nga Qendra për Studime Politike për të ulur numrin e njerëzve që kryejnë udhëtimin e rrezikshëm përmes La Manshit, raporton Top Channel.


Në një raport të ri, që ka për bashkautor ish këshilltarin e Theresa May-it, Nick Timothy, ky institut i qendrës së djathtë theksonte se asnjë migrant që arrin në Britaninë e Madhe ilegalisht nuk duhet të lejuar të vendoset atje që në fillim.

Raporti, me një parathënie nga Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, rekomandonte gjithashtu legjislacionin që e bën të pamundur kërkesën për azil në Angli nga persona, të cilët nisen drejt saj prej një vendi të sigurt. Numri më i madh i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë këtë vit në Mbretërinë e Bashkuar, janë nga Shqipëria.

“Marrëveshja historike që kryeministri Rishia Sunak arriti me homologun e tij shqiptar, nënkupton se tanimë, ka një njohje se Shqipëria është në thelb një vend i sigurt”, tha Dowden. “Kjo gjë duhet ta bëjë shumë më të lehtë për ne që të fillojmë sërish deportimin e shqiptarëve në masë të madhe, ç’ka do të na ndihmojë ta mbajmë numrin e tyre nën kontroll”, shtoi ai.

Të dhënat zyrtare mbi emigracionin të qeverisë angleze tregojnë se në periudhën janar – shtator 2022, në Britani kanë kërkuar azil 13.272 shtetas shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori