LAJMI I FUNDIT:

Britania mban zgjedhjet e përgjithshme

Britania mban zgjedhjet e përgjithshme

Në Britani mbahen sot zgjedhjet e përgjithshme, të cilat do të përcaktojnë se kush do t’i udhëheqë negociatat për daljen e këtij vendi nga Bashkimi Evropian.

Britania ka vendosur të largohet nga blloku në një referendum, të mbajtur vitin e kaluar.

Analistët politikë thonë se zgjedhjet mund të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.


Votuesit – rreth 46.9 milionë të regjistruar – do të zgjedhin 650 deputetë.

Partia Konservatore e kryeministres Theresa May pritet të zgjerojë shumicën në Parlamentin britanik, por jo sa ka shpresuar.

Sondazhet më 4 qershor e kanë nxjerrë atë në epërsi me rreth 43 për qind të votave, përballë Laburistëve me 36 deri në 37 për qind.

Theresa May ka thënë se i duhet të rrisë fuqinë e Partisë Konservatore, me qëllim që të forcojë pozicionin e saj në negociatat për Brexit.

Këto negociata do të ndikojnë punësimin në Britani, pagat, çmimet e banesave, normat e interesit, migrimin, nivelin e tregtisë, mbrojtjen dhe sigurinë, financat publike dhe shërbimet publike, transmeton Evropa e Lirë.

May ka thënë se opozita do që të pengojë vullnetin e popullit britanik për dalje nga BE-ja.

Laburistët opozitarë, me në krye Jeremy Corbyn, ndonëse me ton më të butë ndaj BE-së, kanë thënë se nuk do të tërhiqen nga procesi i Brexit-it nëse i fitojnë zgjedhjet e 8 qershorit.

Dy partitë tjera kryesore në këto zgjedhje – Partia Kombëtare Skoceze e udhëhequr nga Ministrja e Parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, dhe Partia Liberal-Demokrate e udhëhequr nga Tim Farron, i kundërshtojnë planet për dalje nga BE-ja dhe nga tregu i përbashkët evropian.

Por, sondazhet e opinionit në fillim të qershorit kanë treguar se ato nuk do të marrin më shumë se 10 për qind të votave.

Analistët, megjithatë, parashohin se mbështetja më e fuqishme për Partinë Kombëtare Skoceze mund t’i rrisë shanset që Skocia të mbajë referendum për pavarësi.

Një referendum i tillë në Skoci është mbajtur në vitin 2014, por atëbotë 55 për qind e votuesve kanë vendosur të mbeten pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, duke u thirrur në nevojën e të qenët pjesë e BE-së.

Zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit janë thirrur nga kryeministrja May në fillim të prillit – tre vjet përpara se të skadojë mandati i deputetëve.

Një tjetër çështje që ka dominuar fushatën zgjedhore, ka qenë siguria kombëtare.

Britania është goditur nga tre sulme terroriste në muajt e kaluar.

Më i fundit ka ndodhur më 3 qershor në Londër, ku militantët islamikë kanë vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 48 të tjerë.

Theresa May shihet si lidere më e besueshme në luftën kundër terrorizmit, pasi, në të njëjtën kohë, dëshiron të ruajë marrëdhënie të mira me aleatët e NATO-s. /Rel/

Në trend Botë

Më shumë
Protesta masive në Beograd - gjithçka po ndodh atje, MINUTË PAS MINUTE

Protesta masive në Beograd - gjithçka po ndodh atje, MINUTË PAS MINUTE

Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi

Trump urdhëron, stafi i Zërit të Amerikës dërgohet në shtëpi

Amerika
Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Donald Trump nis sulme kundër rebelëve Houthi të Jemenit dhe lëshon një paralajmërim

Botë
Aeroplani luftarak i Kinës rrëzohet gjatë stërvitjes, piloti 'hidhet' i sigurt – pamjet bëhen virale në internet

Aeroplani luftarak i Kinës rrëzohet gjatë stërvitjes, piloti 'hidhet' i sigurt – pamjet bëhen virale në internet

Azia
“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

“Aty nuk mund të bjerë as gjilpëra” - a është kjo protesta më e madhe në historinë e Serbisë?

Serbia
Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Pamjet me dron të protestës në Beograd - kolona kilometërshe të njerëzve

Serbia
Kalo në kategori