LAJMI I FUNDIT:

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Britania e shqetësuar me mungesën e progresit në dialog, Holland vlerëson Qeverinë e Kosovës për lejimin e mallrave serbe

Pas largimit të ambasadorit Michael Davenport, Misioni i OSBE-së në Kosovë ka emëruar Cornelia Taylor si Ushtruese Detyre të Shefit të Misionit, i cili në një fjalim të mbajtur sot para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, prezantoi raportin e saj mbi situatën aktuale në Kosovë.

Ambasadori britanik në OSBE, Neil Holland, i cili gjithashtu mbajti një fjalim, vlerësoi raportin e Taylor.

Holland theksoi se Mbretëria e Bashkuar ndan shqetësimin për mungesën e progresit në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, një çështje që, sipas tij, vazhdon të ketë ndikime negative për qytetarët e zakonshëm dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.


“Mirëpresim vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të hyrjes për mallrat serbe. Ky është një hap pozitiv drejt mundësimit të tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor, duke përfituar ekonomikisht qytetarët e rajonit”, deklaroi Holland.

Ai bëri thirrje për angazhim konstruktiv nga të dyja palët, Kosovë dhe Serbi, në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për përmbushjen e detyrimeve, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasadori britanik rikonfirmoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për një Kosovë të pavarur, demokratike dhe multietnike, duke inkurajuar përfshirjen e plotë të komuniteteve joshumicë në jetën publike.

Holland gjithashtu përmendi rastin e sulmit në Banjskë të shtatorit 2023, duke bërë thirrje për drejtësi dhe bashkëpunim të plotë nga Serbia për të luftuar kontrabandën e armëve ndërkufitare.

“Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetëse e fuqishme e Kosovës dhe do të vazhdojë të përkrahë integrimin e saj të plotë në sistemin ndërkombëtar”, përfundoi Holland.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia reagon ndaj njohjes së Kosovës nga Sudani

Serbia reagon ndaj njohjes së Kosovës nga Sudani

Politikë
Trainkos: Aksidenti me fatalitet ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Trainkos: Aksidenti me fatalitet ndodhi për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit

Lajme
Treni përplaset me një veturë në Klinë - vdes një person, tre të tjerë lëndohen

Treni përplaset me një veturë në Klinë - vdes një person, tre të tjerë lëndohen

Kronika e Zezë
Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në

Media greke artikull për Shqipërinë: 48 orë në Tiranë, gjërat në "kryeqytetin e Ballkanit" kanë ndryshuar

Lajme
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Lajme

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Lajme
Kalo në kategori