Britania e Madhe vazhdon përpjekjet e evakuimit në aeroportin e Kabulit

Britania e Madhe thotë se evakuimet do të vazhdojnë pavarësisht shpërthimeve.
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë operacionin e saj për të evakuuar njerëzit nga Afganistani pavarësisht sulmit "të neveritshëm" në aeroportin e kryeqytetit të enjten, tha kryeministri Boris Johnson.
Kryeministri mbajti një takim urgjent Cobra pas shpërthimeve, pas së cilës premtoi se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë "deri në çastin e fundit", raporton bbc.
Shpërthimet e dyfishta të së enjtes ndodhën jashtë Portës Abbey - ku forcat amerikane dhe britanike janë vendosur për të ndihmuar me evakuimet - dhe në një hotel aty pranë.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes nuk kishte viktima ushtarake ose qeveritare në Mbretërinë e Bashkuar në shpërthime. Njerëzit që ishin tashmë brenda perimetrit të aeroportit kanë vazhduar të punojnë.
Ndryshe, të paktën 12 marina amerikanë dhe 90 afganë kanë vdekur në Kabul./Telegrafi/





















































