Dita më e keqe në Mbretërinë e Bashkuar sa i përket numrit të vdekjeve shkaku i coronavirusit ishte më 8 prill, kur 1,445 njerëz u raportuan se vdiqën nga Covid-19 në vetëm 24 orë.

Gati tre herë më shumë njerëz në Angli dhe Uells po vdesin nga gripi dhe pneumonia në javët e fundit sesa me coronavirus.


Shifrat tregojnë se 917 persona kanë ndërruar jetë nga gripi dhe pneumonia më 10 korrik, shkruan Mirrror.

5e7e2f0f 3844 4de7 a796 74bc0a0a0a78

Gjatë kësaj periudhe, 366 njerëz vdiqën pasi u testuan pozitivisht me Covid-19 dhe përbëjnë 4.2 për qind të të gjitha vdekjeve në Angli dhe Uells.

Studimi tregon se numri i vdekjeve të regjistruara në të njëjtën javë ishin 6.1 për qind (560 vdekje) nën mesataren e pesë viteve, transmeton Telegrafi.

Numri i vdekjeve totale deri më 10 korrik të vitit 2020 ishte 353.407, që është 53.419 më shumë se mesatarja pesëvjeçare.

Numri i vdekjeve shkaku i coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar është rrit gjatë ditës së sotme me 79 raste, përkatësisht në total janë 45.501 njerëz të vdekur. /Telegrafi/