Britania e Madhe intercepton dy anije ruse pranë brigjeve të saj

Një anije patrullimi e Marinës Mbretërore të Britanisë së Madhe ka ndaluar dy anije ruse në brigjet e vendit.
Kjo vjen pasi Sekretari i Mbrojtjes John Healey njoftoi të mërkurën e kaluar se laserët nga anija ruse e spiunazhit Yantar ishin drejtuar drejt pilotëve të RAF që e gjurmonin atë, në një përpjekje për të ndërprerë monitorimin.
Ministria britanike e Mbrojtjes tha se në një “operacion vëzhgimi 24 orë në ditë”, anija e Marinës Mbretërore HMS Severn ka interceptuar anijen luftarake ruse RFN Stoikiy dhe tankerin Yelnya pranë brigjeve të Mbretërisë së Bashkuar gjatë dy javëve të fundit.
Sipas Ministrisë, anijet ruse lundruan nëpër Ngushticën e Doverit dhe në drejtim të perëndimit përmes Kanalit Anglez.
HMS Severn më vonë ia dorëzoi detyrat e monitorimit një aleati të NATO-s në brigjet e Brittanys, Francë, por vazhdoi të vëzhgonte nga distanca dhe mbeti e gatshme për t'iu përgjigjur çdo aktiviteti të papritur.
Ministria shtoi se forcat e armatosura janë në patrullim "nga Kanali Anglez deri në Veriun e Epërm" mes aktivitetit në rritje rus që kërcënon ujërat e Britanisë. /Telegrafi/

















































