Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ambasadën e Britanisë së Madhe, Ambasadën e Gjermanisë dhe GIZ-in, që për synim ka ofrimin e ndihmës për ATK-në për ngritje të kapaciteteve në fushën e raportimit financiar dhe analizës së pasqyrave financiare.
Përmes këtij projekti të financuar nga këto dy ambasada, do të trajnohen inspektorët e ATK-së.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ka thënë se në Kosovë ekonomia informale është shumë e lartë, e që sipas tij kjo e zvogëlon buxhetin e Kosovës dhe lehtëson korrupsionin.
“Duke iu falënderuar sinjalizuesve të korrupsionit si Murat Mehmeti ne e dimë që ka shumë kompani të cilat në një mënyrë apo në një tjetër i ikin deklarimit të pagesës së tatimit. Kjo jo vetëm që e dëmton bizneset e përgjegjshme, por kjo gjithashtu pengon që në Kosovë të zhvillohet një treg i drejtë dhe konkurrues. Unë besoj fuqishëm që ka shumë zyrtarë të tillë në ATK të dedikuar për punën e tyre, që janë të gatshëm që të bëhen heronj të rinj të Kosovës dhe të cilët kanë nevojë për mbështetje. Projektligji për sinjalizuesit e korrupsionit do të sigurojë mbështetje të fortë për njerëzit që duan të luftojnë korrupsionin dhe ne e mbështesim këtë. Inspektorët tatimor kanë gjithashtu nevojë për mbështetje për zhvillim profesional që të luftojë evazionin fiskal”, tha O’Conell.
Ambasadori britanik tha se ky projekt që financohet nga Britania dhe Gjermania jep kontributin përmes trajnimeve profesionale në fushën e kontabilitetit, raportimit financiar dhe avancimet edhe më profesionale të pasqyrave profesionale.
Sipas tij, ATK do të jetë më profesionale dhe më transparente karshi taksapaguesve dhe se shërbimet e saj do të përmirësohen. Gjithashtu, sipas tij kjo mbështetje do të rris edhe vetëbesimin e secilit inspektor në ushtrimin e detyrës së tij.
Kurse, ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, ka thënë se janë të përkushtuar në përforcimin e institucioneve të Kosovës.
Ai ka thënë se ATK është pjesë e shtetit dhe ajo nuk është që t’i shërbej ndonjë partie apo ndonjë biznesi.
“Ne e ndajmë këtë angazhim në përforcimin e institucioneve duke përforcuar si sundimin e ligjit ashtu edhe Qeverinë. Kjo është kur vetë tatimet dhe ATK e luajnë një rol vital në këtë. Tashmë jemi duke bashkëpunuar qe 1 dekadë dhe kjo është jo vetëm për ndërtimin e kapaciteteve dhe aftësive të ATK-së, por në anën tjetër në forcimin e bashkëpunimit me institucionet e tjera. ATK është pjesë e shtetit dhe është vetë shteti, ATK nuk është që të jetë për ndonjë parti apo ndonjë lloj biznesi. Ju jeni këtu që ti shërbeni Republikës së Kosovës dhe përmes punës tuaj ju ndihmoni në përforcimin e këtij vendi. Kjo është që jemi mbledhur këtu që të ndihmojmë ATK-në në ngritje të kapaciteteve të profesionalizimit, ku dëshirojmë që secili punëtor, secili inspektor të ketë lehtësi komunikimi profesional. Kjo është që ne kemi dëshirë që secili inspektor i ATK të ndihet krenar për ndihmën që i j ep këtij vendi”, tha ai.
Në anën tjetër, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për ta si ATK, që sipas tij nënshkruhet një marrëveshje për një projekt shumë të rëndësishëm për të ardhmen.
Imeri ka thënë se me kapacitetet që i ka ATK është e gatshme që të përkrahë të gjitha kërkesat e Qeverisë.
“Është rast i mirë që fuqizimi i kapaciteteve brenda ATK-së të përkrahet edhe nga miqtë ndërkombëtar të cilët i kemi pasur vazhdimisht krah në të gjitha zhvillimet në ATK. ATK është institucioni i vetëm i autorizuar për administrimin e tatimeve në Kosovë, është e orientuar drejtë ofrimit të shërbimeve moderne elektronike, duke krijuar aplikacione që lehtësojnë përmbushjen vullnetare të tatim paguesve. Krijimit të kanaleve të reja të komunikimit, zhvillimi i aplikacioneve të analizës së rriskut në përzgjedhjen e tatimpaguesve që potencialisht shmangin tatimin dhe përzgjedhja e saktë e tyre. Si dhe, përdorimi i forcës së ligjit ndaj atyre që bëjnë evazion fiskal dhe rrezikojnë konkurrencën e drejt në treg. Me kapacitetet që i ka ATK është e gatshme të përkrahë të gjitha iniciativat e Qeverisë, gjithnjë në funksion të lehtësimit të të bërit biznes në Kosovë dhe prioritet i parë është luftimi i ekonomisë joformale”, tha ai.
Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë që ATK të jetë një institucion i ngritur profesionalisht, që të sigurojë stabilitet financiar për Qeverinë e Kosovës.
Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar sot do të vlejë për vitet 2018-2021. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Trump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë