LAJMI I FUNDIT:

Britani, ekonomia rritet vetëm me 0.6%

Britani, ekonomia rritet vetëm me 0.6%

Ekonomia britanike është rritur mbi projeksionet e tregjeve gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar, duke hedhur kështu poshtë të gjitha zërat që flisnin për një impakt të Brexit në ekonominë e vendit.

Prodhimi i Brendshëm bruto i Mbretërisë u zgjerua me 0.6 për qind gjatë tremujorit të fundit të vitit, ndërkohë që pritshmëritë flisnin për një rritje në jo më shumë se 0.5 për qind. Ky është tremujori i 16-të me radhë në rritje, shkruan The Guadrian transmeton Telegrafi.

Kjo performancë udhëhiqet nga sektori i shërbimeve i mbështetur nga shpenzimet konsumatore. Prodhimi dhe ndërtimi kanë dhënë një kontribut zero në rritjen ekonomike gjatë tremujorit të fundit, tregon zyra e statistikave. Sektori i shërbimeve u rrit me 0.8 për qind gjatë kësaj periudhe kohore.


Në terma të përgjithshëm, ekonomia britanike ka dhënë një performancë të shkëlqyer pas votës pro brexit, duke thyer të gjitha pritshmëritë. Të dhënat sinjalizojnë se, ekonomia britanike u rrit me 2 për qind gjatë vitit 2016.

Gjatë këtij viti, rritja projektohet në 1.2 për qind, si pasojë e pritshmërive që sinjalizojnë një rënie të konsumit, rrjedhojë e paundit dhe inflacionit. /Telegrafi/