LAJMI I FUNDIT:

Britani, 65% e bizneseve të mëdha janë përballur me sulme kibernetike

Britani, 65% e bizneseve të mëdha janë përballur me sulme kibernetike
epa05778268 The clock ticks on the Elizabeth Tower, commonly known as Big Ben, seen through a telescopeviwed dfrom Westminister Bridge close to the Houses of Parliament in London, 08 on February 2017. Parliament is to vote on the bill to trigger Article 50 and Britain?s exit from the EU later in the day. EPA/FACUNDO ARRIZABALAGA

Shefi i thesarit në Britani të Madhe ka paralajmëruar se sulmet kibernetike janë duke u bërë më agresive dhe më të sofistikuara, raporton Reuters deklaratën e bërë nga Philip Hammond, pak para hapjes së një qendre të re në Londër që do të merret me “hackimet” ndaj këtij shteti.

Hammond ka kërkuar sidomos nga bizneset që të përforcojnë qasjen e tyre derisa sulmet kibernetike po intensifikohen.

Ai ka treguar se 65 % e bizneseve të mëdha kanë raportuar sulme të tilla gjatë 12 muajve të fundit, por shumë biznese sipas tij nuk kanë plane në rast të përballjes me sulme të tilla.


Drejtori teknik i qendrës së re, Ian Levy, thotë se qeveria do të veproj si “një brejtës (që përdoret nëpër laboratorë për eksperimente) për të gjitha masat që ne duam t’i shohim se i ndërmerr industria në shkallë vendi”.

Qeveria britanike e ka mbështetur qendrën në fjalë me mbi 2.2 miliardë eurosh.

Mbretëresha Elizabeta II do e hap zyrtarisht qendrën gjatë ditës së sotme, objekti i së cilës gjendet në qendër të Londrës. /Telegrafi/