Veshjet e Amanda Holden në "Britain's Got Talent" po tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje.

Prezantuesja dhe aktorja angleze, e cila është pjesë e jurisë së këtij spektakli për talentë, të enjten mbrëma kishte veshur një fustan që e shfaqte thuajse të zhveshur në pjesën e sipërme.


amanda (Instagram)

Pjesa e përparme ishte shumë e hapur, saqë i ekspozohej gjoksi, ndërsa pjesa e pasme ishte e hapur deri në fundshpinë, drejt mbi të pasme.

gjoksi

Ekspozimi i tepruar i saj ka nxitur reagimin e shikuesve, të cilët e kanë kritikuar veshjen e saj duke komentuar në rrjetet sociale, meqë "Britain's Got Talent" konsiderohet si një spektakël familjar.

aman1 (Instagram)

Nëse qëllimi i Amandas ishte që vëmendja të ishte tek ajo, padyshim se këtë e ka arritur. /Telegrafi/