Manchester City ka fituar me lehtësi te Brightoni me rezultat 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar serinë pozitive në kampionat duke marrë një fitore të radhës në ndeshjen ndaj Brightonit.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Alexis Mac Allister (80’) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënuan Ilkay Gundogan (13’), Phil Foden (28’, 31’) dhe Riyad Mahrez (90+).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht anglezi Foden, i cili pas dy golave dhe një asistimit u notua me 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Dun Burn që u vlerësua me notë 6.2.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

telegrafi sport app