Të martën parlamenti në Londër do të votojë sërish për marrëveshjen e Brexitit. Por a mjafton ujdia që Theresa May arriti të hënën? Nëse kryeministrja britanike dështon këtë javë me siguri do të ketë shtyrje të Brexitit.
Theresa May takoi të hënën në mbrëmje në Strasburg kreun e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker. Të dyja palët bënë fjalë për sukses në fund të takimit. Theresa May foli për “ndryshime të rëndësishme të marrëveshjes së daljes nga BE”, kurse kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker foli për “sigurime shtesë”.
Me “vullnetin më të mirë”, BE do të përpiqet që të mos e zbatojë Backstopin në kufirin me Irlandën, dhe siguron edhe njëherë, se ai nuk do të jetë i vazhdueshëm.
Pala britanike madje mund të shkojë në një gjykatë arbitrazhi, nëse vëren se BE bën shkelje të qëllimshme të detyrimeve të saj kontraktuese.
Megjithatë hollësitë e ndryshimeve të arritura në Strasburg të hënën në mbrëmje mund t’i kuptojnë vetëm juristët.
Më parë Theresa May i kishte bërë thirrje BE për një “përpjekje të fundit”, për ta sjellë Brexitin këtë javë mbi finishin e synuar.
Sikur të qe në interesin e evropianëve, që t’i ndihmojnë britanikët për të dalë nga BE.
Të dielën, ministri i Jashtëm Jeremy Hunt tha në BBC se nëse marrëveshja nuk do të gjejë këtë javë më në fund një shumicë, ekziston rreziku “që të humbasë Brexiti”.
Shenjat nuk janë të mira për May-n
Këto apele në minutën e fundit nuk mendohet se ia ndryshojnë mendjen dikujt. Pritet që Theresa May ta humbasë sërish votimin të martën.
Disa mbështetës të moderuar të Brexitit, disa proevropianë të gatshëm për kompromis dhe një grusht deputetësh laburistë me shumicë për Brexitin ajo i ka në anën e saj në partinë e saj.
Kundër marrëveshjes është shumica e opozitës: laburistët, SNP skoceze, të Pavarurit e rinj dhe liberalët.
Vendimtare do të jetë si do të vendosë DUP irlandezoveriore dhe konservatorët radikalë brexitas te konservatorët të afërt me Jacob Rees-Mogg. Kohët e fundit ai ka dërguar sinjale me dy kuptime.
Po ta humbasë votimin të martën sërish në Parlament May, ajo i ka premtuar parlamentit një votim të ri, për atë nëse do të përjashtohet një Brexit pa marrëveshje. Për këtë konsiderohet e sigurtë një shumicë në parlament.
Në pjesën e dytë deputetët mund ta detyrojnë me një vendim May-n që ta zgjasë afatin për Brexitin. Po ajo mund ta kërkojë edhe vetë këtë. Mbetet edhe referendumi i dytë si rrugëdalje nga qorrskokaku.
Partia Laburiste sheh si mundësi që të votojë për marrëveshjen e Mayt, me kusht që qytetarët të lejojnë të votojnë në referendum. Ky mocion nuk pritet këtë javë. Partia pret me sa duket momentin më të përshtatshëm për këtë. /BW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lirohen gjashtë pengje izraelite në këmbim të 602 të burgosurve palestinezë

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani – kush është favorit për të fituar?

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Trump "sfidon" Kushtetutën e SHBA-së: Më tregoni ju, a duhet të kandidoj edhe për një mandat?

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit