LAJMI I FUNDIT:

BREXIT-i pa marrëveshje i humbi BE-së mbi 47 miliardë euro

BREXIT-i pa marrëveshje i humbi BE-së mbi 47 miliardë euro

U deshën më shumë se 30 muaj dhe dy kryeministra që ta largojnë Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian, por se pjesa më e vështirë e negociatave ende nuk ka filluar.

Të dyja palët deri në fund të këtij viti kanë kohë për të arritur kushtet e marrëdhënies së tyre.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka thënë se dëshiron një zgjidhje të shpejtë, duke siguruar një shkëmbim tregtar pa tarifa dhe pa kuota të mallrave, por në anën tjetër presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse është e pamundur për t’u negociuar.


Një listë e tarifave të përpiluara nga qeveria britanike vitin e kaluar në përgatitje për një BREXIT të vështirë, ende qëndron si një rezultat i mundshëm nëse negociatat dështojnë.

Për të kuptuar sesi kjo do të ndikonte në tregti, Bloomberg rishikoi eksportet e mëparshme nga vendet e mbetura të BE-së për në Britani të Madhe dhe gjetën se 301.2 miliardë euro mallra të eksportuara gjatë vitit 2018, afërsisht 47.3 miliardë euro apo 16 për qind ka të ngjarë të ekspozohet ndaj tarifave të reja.

Britania e Madhe pritet të shpallë objektivat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në
Lexo po ashtu Britania e Madhe pritet të shpallë objektivat për marrëveshjen e tregtisë së lirë me BE-në

Totali i kostove të shtuara për produktet e BE-së do të arrijë në gati pesë miliardë euro.

Lista përfshin më shumë se 500 mallra, nga djathi deri tek gomat, të cilat do t’i nënshtroheshin tarifave dhe kuotave. Taksat janë krijuar për të mbrojtur prodhuesit britanikë dhe industritë kryesore nga konkurrenca e BE-së.

Gjermania është e gatshme të marrë goditjen më të madhe, me 18.8 miliardë euro nga mallrat e saj potencialisht subjekt i tarifave, aq sa vlera e kombinuar e partnerëve të afërt tregtarë të SHBA-së, Belgjikës, Spanjës, Holandës dhe Francës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Botë
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kalo në kategori