LAJMI I FUNDIT:

BREXIT-i i mbyll 7 mijë vende pune nga sistemi bankar i Britanisë së Madhe

BREXIT-i i mbyll 7 mijë vende pune nga sistemi bankar i Britanisë së Madhe

Roli i Londrës si “Mbreti i Evropës” për ofrimin e shërbimeve financiare pas BREXIT-it duket se është nën presionin e Parisit, Frankfurtit dhe Dublinit.

Megjithëse parashikimet për një eksod prej një çerek milioni vende pune nga Londra pas ndarjes me Brukselin nuk janë realizuar, mirëpo një raport i ri tregon se janë mbyllur mbi 7 mijë vende nga Britania e Madhe.

Derisa mund të mos ketë pasur ndryshime me shumicë në tregjet financiare të Evropës, disa ekspertë besojnë se sektorë të veçantë po riorganizohen dhe rikalibrohen.


“Londra ende shihet si një lojtar financiar botëror, por nuk është domosdoshmërish si qendra e vetme evropiane e shërbimeve financiare dhe mendoj se kjo është ajo që ka ndryshuar si rezultat i BREXIT-it”, thotë David Henig, i cili punon me Qendrën Evropiane për Ekonominë Politike Ndërkombëtare.

“Tani njerëzit mendojnë se nuk është vetëm Londra që është një qendër financiare evropiane, por edhe vende të tjera. Mund të jetë Parisi ose Amsterdami. Mund të jetë Dublini”, shton ai.

Ish-kryekonomisti i Bursës Gjermane, Peter Lawlor beson se BREXIT-i ka pasur padyshim një efekt të dëmshëm në pasuritë e Londrës, por shtoi se është shumë herët për të parashikuar të ardhmen.

“Unë nuk mendoj se të menduarit strategjik është bërë siç duhet në Britani të Madhe”, thekson Lawlor.

“Frankfurt ishte i etur, Parisi po ashtu ishte shumë i etur – ju dini për stimujt e paraqitur në qytete të ndryshme evropiane”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori