LAJMI I FUNDIT:

Brentfordi zbehë ‘perlën’ e Antonio Rudigerit me dy gola të shpejtë

Brentfordi zbehë ‘perlën’ e Antonio Rudigerit me dy gola të shpejtë

Chelsea ia doli të kalonte në epërsi ndaj Brentfordit në duelin që po luhet në kuadërtë javës së 31-të në Ligën Premier, por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë.

Ishte minuta e 48-të e takimit, kur Antonio Rudiger lëshoi një raketë të vërtetë me mbi 30 metra, për të mposhtur portierin mysafir.

Por, Brentfordi ia doli t’i barazonte shifrat pas vetëm një minute, kur Bryan Mbeumo asistoi për Vitaly Janelt për 1-1.


Mbeumo ishte sërish në rolin e asistuesit, pasi në minutën 54-të e gjeti Christian Eriksenin që realizoi për 2-1.

Përmë shumë, Brentfordi është duke fituar 3-1 në Stamford Bridge, pasi Janlet (61′), shënoi edhe golin e dytë personal. /Telegrafi/

https://twitter.com/_cyb0rg_n1nja/status/1510274686659149825