Eros Grezda pritet të ndryshojë skuadër në këtë afat kalimtar veror, pasi duket se aventura e tij te Gasgow Rangers ka përfunduar.

Sulmuesi shqiptar kishte paraqitje mesatare me skuadrën nga Liga e Skocisë , ndërsa është në mesin e lojtarëve që mund të largohet.


Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë në këtë afat kalimtar po kërkon një skuadër të re, e që mësohet se Steven Gerrard i ka bërë të ditur që të kërkojë një klub të ri.

grezdaa Eros Grezda (Foto: Ian MacNicol/Getty Images/Guliver)

Grezda me shumë gjasë do të largohet nga Skocia, mirëpo do të shënojë një ngritje në karrierë, derisa Rangers ka pranuar ofertën e parë.

Skuadra e rikthyer në Ligue 1, Brest, është e interesuar në shërbimet e sulmuesit shqiptar, derisa ka pyetur për çmimin e bomberit te klubi skocez.

Rangers kërkon të paktën 1.7 milion euro, në mënyrë që të mos humbasë shumë nga shuma që pagoi një vit më parë, dy milionë. /Telegrafi/

telegrafi sport app