Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se është i shqetësuar me dërgimin e ligjeve nga opozita në Gjykatën Kushtetuese (GJK). Ai tha se opozita po e bën këtë për të treguar opozitarizëm politik.
Ai tha se në këtë gjykatë, po pret të trajtohet Ligji për çmimet tavan të produkteve bazë. Kjo, sipas tij, po ndikon në ngritjen e çmimeve të këtyre produkteve.
“Mua më vjen shumë keq që Ligji për masat e përkohshme, për kufizimin e çmimeve të produkteve bazë, është në Gjykatën Kushtetuese. LDK-ja e ka dërguar në Gjykatë këtë ligj. Dhe nëse ka diçka që aktualisht si kryeministër jam më i brengosuri në qeverisjen që e kemi, janë këto tri ligjet e mbetura në Gjykatën Kushtetuese që po zvarriten dhe për të cilët jam shumë i shqetësuar për vendimet që do të vijnë duke pasur parasysh këtë për KPK-në”, tha Kurti, për Klan Kosova.
Ai tha se nuk mund ta dijë epilogun e vendimeve të GJK-së, por tha se me rastin e fundit për ligjin për KPK-në, të cilin Gjykata e rrëzoi, frikësohet se fat i njëjtë mund t’i presë edhe ligjet tjera.
“Si ta di unë që do të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese një ligj që e ka kaluar dy herë Komisionin e Venecias, i cili është dakorduar me SHBA-në, BE-në, Britaninë, me shoqërinë civile, dhe nuk mjafton komisioni i Venecias, por vjen e rrëzohet këtu në Gjykatën Kushtetuese”.
“Po ta kishim Ligjin për tavanin e çmimeve, që nuk çohet në Gjykatën Kushtetuese siç ndodhi, sot nuk do t’i kishim këto çmime të larta. Tash le ta vlerësojmë edhe këtë aspekt. Unë vetëm po dua të them që le të jetë aspekti normativ, por edhe ai i dobisë. Nëse ankohemi për çmime të larta, e kemi një Ligj që pret të trajtohet në Kushtetuese për t’iu vënë tavanin të gjitha këtyre produkteve bazë. Pra, po të ishte ky ligj në fuqi, sepse ka shumë ligje që opozita nuk i çon në GJK… e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, për Ligjin për çmimin tavan, për KPK-në dhe për KPK-në, ne kemi thënë se në vend se të jenë 10 prokurorë dhe tre të tjerë, të jemi katër me tre. Kjo i ka kaluar filtrat e brendshëm, por jo edhe të Gjykatës Kushtetuese. Kjo më ka shqetësuar shumë sepse kam hall që reformat tona të shumanshme e kanë gjetur një lloj sigurese që të zvarriten, të vonohen, dhe në këtë mënyrë unë nuk jam i bindur që bëhet nga motivi për ruajtje të kushtetutshmërisë sa i nga një opozitarizmi politik”, deklaroi kryeministri Kurti.
Opozita nuk po i dërgon ligjet në Gjykatën Kushtetuese për të ruajtur kushtetutshmërinë, por veç për të treguar opozitarizëm politik.
“Kam hall që reformat tona të shumë anshme e kanë gjetur një lloj sigurese që të zvarriten dhe në këtë mënyrë nuk jam i bindur që bëhen nga motivi i ruajtjes së kushtetutshmërisë sa nga një opozitarizëm politik”, tha Kurti.
Kurti foli për çmimet e ngritura teksa për ligjin e vendosjes së çmimit tavan tha se opozita nuk po e dërgon në Kushtetuese.
“Ju folët për çmimet e ngritura, po ta kishim ligjin për tavanin e çmimeve që nuk çohet në Gjykatën Kushtetuese ashtu siç dihet, sot nuk do t’i kishim këto çmime të larta. Le të jetë aspekti normativ dhe i dobisë, nëse ankohemi për çmime të larta kemi një ligj që po pret të trajtohet në Gjykatën Kushtetuese pikërisht për t’ju vënë tavanin këtyre çmimeve. Po të ishte ky ligj të fuqi pasi ka shumë ligje që opozita nuk i qon në Gjykatën Kushtetuese” u shpreh Kurti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë