LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 4° cloudy

Brenda vitit thyhen 3 shkolla në Shtime dhe vidhen 13 laptop nëpër kabinete

Brenda vitit thyhen 3 shkolla në Shtime dhe vidhen 13 laptop nëpër kabinete

Gjatë këtij viti, 3 shkolla të Shtimes kanë qenë cak i hajnave për vjedhje të pajisjeve të teknologjisë informative. Pas vjedhjes së pajisjeve në shkollën e fshatit Carralevë, është vjedhur edhe shkolla “Emin Duraku”në Shtime. Ndërkohë së fundi është vjedhur dy herë shkolla “Lasgush Poradeci”në Muzeqinë, në të cilën janë vjedhur gjithsejtë nëntë laptop të kabinetit të TIK-ut. Nxënësit e kësaj shkolle tashmë kanë mbetur pa kabinet të TIK-ut.

Në herën e parë në muajin qershor në këtë shkollë, hajat kishin hyrë nga një dritare në korridor të shkollës për të vazhduar në kabinetin e teknologjisë informative. Ndërkohë herën e dytë po në të njëjtën shkollë, hajnat ishin futur  sërish në shkollë pa e dëmtuar asnjë  dritare, ndërkaq dera e kabinetit ishte dëmtuar vetëm tek pjesa e “cilindrit”. Kjo ka nxitur reagimet e mësimdhënësve.

Telegrafi, ka kontaktuar me Basri Fetahun, mësimdhënës i TIK-ut në këtë shkollë. Ai ka kërkuar nga organet e Policisë të angazhohen më shumë për zbardhjen e rastit të dytë që ka ndodhur në muajin korrik të këtij viti.


Sipas Fetahut është shqetësuese se si hajnat janë futur brenda pa e dëmtuar derën e kabinetit të TIK-ut.

“Në fund të qershorit është thyer shkolla dhe hajnat kishin hyrë nga dritarja e korridorit, por nuk kanë arritur të vjedhin, kurse në korrik, për herë të dytë është dëmtuar vetëm pjesa e deres te cilindri i derës së kabinetit. Aty, brenda tash po mungojnë nëntë lloptop. Rastin e dytë e kam kuptuar të hënën e kaluar kur ne si mësimdhënës jemi lajmëruar në shkollë dhe kur kemi shkuar sëbashku me drejtorin te kabineti e kemi parë se dera është e hapur por jo e thyer, por vetëm ishin disa vrima dhe u befasuam. Aty e kuptuam se nuk janë nëntë laptop”, ka thënë Fetahu.

Fetahu, duke treguar për rëndësinë e kabinetit të TIK-ut, kërkon që  shkollat të kenë një përkujdesje dhe siguri më të madhe.

“Unë gjithmonë me vete i kam mbajtur disa laptop në çantë për shkak të mësimit që e zhvilloi edhe nëpër shkolla të tjera. Por, laptopët që janë vjedhur së fundi do ta vështirësojnë shumë procesin mësimor sepse kabineti i TIK-ut është shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për nxënësit në mënyrë që mësimin ta demonstrojnë edhe në praktikë. Ata laptop janë blerë nga ish kryetari i kaluar i Shtimes Naim Ismajli dhe i kemi ruajtur jashtëzakonisht shumë derisa kemi kaluar në objektin e ri të shkollës, por fatkeqësisht kjo shkollë ishte cak i hajnave për dy herë me radhë dhe nxënësit mbreten pa kabinet”, ka bërë me dije Fetahu.

Telegrafi ka provuar të kontakton edhe me drejtorin e kësaj shkolle Festim Rexha, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në Shtime, nëpërmjet një përgjigje me shkrim, kanë sqaruar se gjatë këtij viti tri shkolla të Shtimes kanë qenë cak i vjedhjeve.

“Ju njoftijmë se gjatë vitit 2024 në rajonin e Shtimes janë raportuar. Në 3 shkolla kemi pasur vjedhje të llaptopëve. Janë vjedhur 13 llaptop nga persona të panjohur.  Akoma nuk ka persona të identifikuar, as të dyshuar dhe rrjedhimisht as të arrestuar. Rastet janë duke u hetuar nga hetuesit të stacionit policor në Shtime”, thuhet shkurt në përgjigjen e Policisë së Kosovës në Shtime. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Kalo në kategori