Autoritetet doganore të Kosovës thonë se përgjatë vitit 2019, kanë evidentuar rreth 2,000 raste të kontrabandës me mallra të ndryshme. Vlera e mallit që është tentuar të hyjë si kontrabandë, përmes pikave kufitare dhe në kufirin e ashtuquajtur “vija e gjelbër|, sipas përfaqësuesve të Doganës së Kosovës arrin në rreth 10 milionë euro.
Pjesa veriore e Kosovës e cila shtrihet në kufi me Serbinë, sipas Doganës së Kosovës ka qenë një nga zonat më të prekura nga kontrabanda.
Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha tha për Radion Evropa e Lirë se që gjatë vitit 2019 kanë zbuluar rreth 1,800 kundërvajtje doganore dhe kanë ngritur 100 kallëzime penale për vepra që lidhen me kontrabandë me mallra.
“Trendi i kontrabandës është përafërsisht i njëjtë me vitin e kaluar, por kemi një rritje të zbulimeve të rasteve të kontrabandës. Bazuar në informacionet që i kemi pasur në vendet me rrezikshmëri të lartë kemi arritur të parandalojmë kontrabandën, që kryesisht në Kosovë futen përmes rrugëve malore. Vlera e kontrabandës, bazuar në mallrat e konfiskuara gjatë vitit 2019 arrin në rreth 10 milionë euro”, tha Berisha.
Në vitin e kaluar, Policia e Kosovës kishte zhvilluar një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, që kishte për qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës. Si rezultat i këtij operacioni, ishin arrestuar 25 persona.
Produktet më atraktive, të cilat kontrabandohen në Kosovë, janë mallrat për të cilat paguhet akciza, siç është nafta, alkooli dhe duhani.
Por, pas vendosjes së taksës 100 për qind për importet dhe produktet me orgjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, sipas Berishës, është tentuar të kontrabandohen edhe mallrat ushqimore.
“Që nga aplikimi i masave mbrojtëse (taksës), nga nëntori i vitit 2018, kemi vërejtur se disa produkte që më herët nuk janë kontrabanduar, siç janë produktet ushqimore, për shkak të masave mbrojtëse ka pasur tentim të kontrabandimit të tyre, por fal krijimit të task-forcave të përbashkëta me Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera, kemi arritur t’i zbulojmë rreth 350 raste të tentim-kontrabandës së këtyre produkteve nga Serbia dhe Bosnja”, thotë Berisha.
Dogana e Kosovës është kontribuuesi kryesor i buxhetit të shtetit, i cili grumbullon për arkën e vet tri tatime kryesore, Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në import, taksën doganore dhe akcizën.
Përfaqësues të bizneseve thonë se nga hulumtimet që kanë bërë, taksa mund të ketë ndikuar në rënien nivelit të kontrabandës.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini thotë për Radion Evropa e Lirë se bazuar në një studim të kësaj Aleance, del se taksa ka ndikuar pozitivisht në rënien e kontrabandës në veri të vendit.
“Sipas këtij, studimi rreth 100 milionë euro ka pasur mallra të kontrabanduara nga Serbia në Kosovë në vitin 2017 dhe 2018 kurse tani ky nivel ka rënë dukshëm. Kjo ka qenë një kontrabandë e lehtë në krahasim me atë kontrabandën që ka pasur nëpër vijat e rregullta ku kanë hyrë maune të pakontrolluara, kanë hyrë maune me vlera të mëdha dhe tani hynë në sasi të vogla, me makina të vogla”, thotë ai.
Më rënien e nivelit të kontrabandës, thotë Shahini, është mundësuar një konkurrencë më e barabartë në treg.
Më 6 nëntor të vitit 2018, Qeveria në largim e Kosovës, vendosi taksën prej 10 për qind për prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, kurse më 21 nëntor kjo taksë u ashpërsua në masë prej 100 për qind për të gjitha produktet dhe mallrat e importuara nga këto dy shtete.
Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.
Taksa vazhdon të jetë në fuqi, ndërkohë që pritet se çfarë qëndrimi në raport me taksën do të marrë Qeveria e re e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat priten të formojnë qeverinë e re, kanë paralajmëruar si mundësi zëvendësimin e taksës me vendosjen e masës së reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/54b2311b-022b-4cdc-870c-c60023986cf7-780x439.jpg)
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/artikull-3-780x439.jpg)
Çka është Dashuria? Dhurata të përsosura për ata që duam
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe