Villa Les Cedres është një rezidencë e vjetër 187 vjet, e cila tani ka dalë në shitje bashkë me bregun e Saint-Jean-Cap-Ferrat në jug të Francës.

‘Bloomberg’ raporton se shtëpia është e madhe rreth 1672 metra katrorë, ndërsa i ka gjithsej 14 dhoma të fjetjes, transmeton Telegrafi.


1 318

Shtëpia luksoze është ndërtuar në vitin 1830 dhe është blerë në vitin 1850 ku funksiononte si fermë e pemëve të ullirit, me pronar kryetarin e Villefranche-sur-Mer.

7 43

Kryetari pastaj ia kishte shitur shtëpinë mbretit belg Leopold II në vitin 1904, i cili, siç shpjegon ‘Bloomberg’, kishte qenë tejet i pasur.

4 70

Pas vdekjes së Leopoldit, Villa Les Cedres ishte përvetësuar nga Marnier-Lapostolle në vitin 1924. Ata më së miri njihen për përpunimin e likerit më të shijshëm ‘Grand Marnier’, dhe kishin parapëlqyer të kultivonin pemë ekzotike në tokë.

1 318

Prona kushton 350 milionë euro, dhe ende nuk dihet kush do të jetë fatlumi/ja që do të banojë në këtë shtëpi. /Telegrafi/