Site icon Telegrafi

Brenda punëtorisë ku dhjetëmijë telefona bëjnë pëlqime dhe klikime të rrejshme (Video)

Është hedhur në internet një video e shkurtër, ku tregohet punëtoria ilegale në Kinë, në të cilën bëhen pëlqime dhe klikime të rrejshme.

Besoeht se aty gjenden rreth dhjetëmijë telefona të lidhur sistem, që kryejnë këtë veprimtari kryesisht në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Nuk dihet se për cilat kompani është e angazhuar, por dyshohet se gjatë asaj kohe bëheshin vlerësime për agjenci të ndryshme.

Këto punëtori që janë quajtur edhe si ferma klikimesh janë shumë të përhapura në Kinë dhe Rusi, shërbimet e të cilave kërkohen për të popullarizuar llogari si dhe që të përhapen lajme të rrejshme.

Bazuar në një studim, rreth 15 për qind e llogarive në Twitter dhe Instagram janë të rrejshme, që janë krijuar në këtë mënyrë për t’u shitur së bashku me pëlqime. /Telegrafi/

https://youtu.be/jL9y8NN6Mvc

Exit mobile version