Pas lajmit të bujshëm për zbulimin e laboratorit të drogës, në Brenog të Hasit gjithçka ka rënë në heshtje.

Një fshat pothuajse i braktisur nga të rinjtë, vetëm pesë kilometra nga rruga nacionale Kukës-Krumë.


Shtëpia e Mustaf Shutit ndodhet pothuajse në qendër.

droge 01

“Kjo është shtëpia e Mustaf Shutit në Brenog të Hasit, aty ku policia lokale në bashkëpunim me agjencitë e tjera zbuloi dhe identifikoi një laborator që dyshohet se është përdorur për përpunimin e drogës. Prej 48 orësh tashmë ky vend monitorohet dhe mbahet nën kontroll të plotë nga policia e Hasit”, raportoi gazetari Bujar Muçmata.

screenshot 38 1540153954 2367855

Ruhet në të katër anët me shërbim policie. Askush nuk lejohet të hyjë përveç personave të autorizuar për procesin hetimor.

Afër portës së oborrit duken maskat e dorezat e përdorura nga specialistët e antidrogës. Xhaviti me të shoqen Anilën, të atin Mustafan janë të shoqëruar në polici. Atje po mbahen edhe Flamur Çela, Vehbi Barushi dhe një shtetas turk. Brenda shtëpisë është vetëm një e moshuar në gjendje paralize për të cilën kujdesen herë pas here të afërmit.

laboratori

Përballë ndërtesës së Mustafës, që tashmë dyshohet të jetë përdorur si laborator për prodhimin e lëndëve të forta narkotike, ndodhet shtëpia e Brahimit. Së bashku me motrën nuk kanë opinion të keq për familjen e fqinjit.

screenshot 39 1540153988 5225943

Fqinji 1: “Nuk kemi pasur ndonjë mosmarrëveshje”.

Fqinji 2: “Fjalët i jepeshin të mira, por se ç’kishin në zemër nuk e di unë”!

Edhe banorët e tjerë të Brenogës, të cilët as që ju ka shkuar në mendje se do të kishte kaq pranë tyre një laborator të tillë.

screenshot 42 1540153968 7306404

“Nuk e kemi paramenduar këtë gjë. Kurrkush nuk e paramendon”, u shpreh një banor.

laboratori 1

Të ndaluarit do të dalin të hënën para togave të zeza për t’u njohur me vlerësimin e masës. Dosja hetimore ndodhet në Gjykatën e Shkallës së Parë Kukës./abcnews.al

herrr