LAJMI I FUNDIT:

Brenda dy ditësh, dy herë u ndalua në Aeroportin e Beogradit, Trajkoviq: Nuk më besohet kjo që po ma bëjnë

Brenda dy ditësh, dy herë u ndalua në Aeroportin e Beogradit, Trajkoviq: Nuk më besohet kjo që po ma bëjnë

Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, brenda dy ditëve dy herë është ndaluar në Aeroportin e Beogradit nga policia kufitare serbe.

Trajkoviq, përmes një postimi në Twitter, ka thënë e  nuk i besohet që sot sërish është ndaluar nga policia në aeroport.

“Nuk më besohet se po e shkruaj këtë, por jam ndaluar sërish nga policia kufitare në Aeroportin e Beogradit. Ata duket se mendojnë se publiku do të lodhet me postimet e mia, dhe se bashkësia ndërkombëtare do ta pranojë keqtrajtimin tim si fakt. Ndërsa ‘ata të tyre” që janë nën sanksionet e SHBA-ve po lëvizin të lirë…”, ka shkruar Trajkoviq, transmeton Telegrafi.


Trajkoviq ishte ndaluar edhe të premten në Aeroportin e Beogradit.

Trajkoviq ndalohet në aeroportin e Beogradit, pyet Vuçiqin dhe Brnabiqin: Pse po e bëni këtë
Lexo po ashtu Trajkoviq ndalohet në aeroportin e Beogradit, pyet Vuçiqin dhe Brnabiqin: Pse po e bëni këtë

Ajo ka thënë se po flitet për Serbinë në Bashkimin Evropian dhe Ballkanin e Hapur, ndërsa në anën tjetër liria e lëvizjes është e kufizuar në mënyrë të paarsyeshme dhe jokushtetuese për të dhe familjen e saj.

Politikania serbe kohët e fundit disa herë është ndaluar nga autoritetet serbe në hyrje ose dalje të territorit të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori