Në familjen e artistëve shqiptarë, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, sot (e mërkurë) kremtohet një ditë e veçantë. Kjo pasi vajza e tyre, Renee, feston katër vjetorin e lindjes, dhe me këtë rast çifti e kanë uruar atë në rrjetet sociale.

Me anë të disa videove që Nora ka ndarë me ndjekësit në Instagram, shihet se ajo i ka organizuar një festë të veçantë vajzës së saj, ndërsa nuk kanë munguar edhe dhuratat.


60351991 455190721954392 4831521574421004288 n e1557952134803 Renee (Foto: InstaStory/noraistrefi)

Në këtë ditë të rëndësishme për Reene nuk ka munguar edhe urimi i tezes, Era e cila thotë fjalët më të mira për vogëlushen.

"Shumë urime ditëlindjen mbesës sime princeshë Renee. Jam shumë e lumtur dhe krenare për ty! Shpresoj ta dish sa shumë të dua engjëll i vogël", ka thënë ajo.

RENEEE e1557952200473 Renee, (Foto: InstaStory/noraistrefi)

Ndryshe, Nora dhe Roberti janë të martuar prej vitesh dhe nga kjo martesë kanë vetëm një vajzë.

Ata po vazhdojnë të jenë të angazhuar në karrierën e tyre muzikore, të cilët sjellin projekte të njëpasnjëshme dhe mjaft të pëlqyera nga publiku. /Telegrafi/

eraistrefi 59381179 2279694188909805 5358243492590653556 n e1557952165933 (Foto: InstaStory/eraistrefi)