Britania do ta mbajë mend gjatë biznesmenen Gina Miller. 51-vjeçarja me prejardhje nga Gajana u priu qytetarëve që i kërkunë një gjykate me shqyrtu ecurinë e Brekzitit. Dhe, gjykata u përgjigj sot, duke i thënë Qeverisë se nuk mund ta nisë vetë punën me nxjerrë shtetin nga Bashkimi Evropian. Këtë duhet ta bëjë Parlamenti.
Kur avokatët e dorëzunë padinë javë më parë, shumëkush mendoi se britanikët e penduar po përpiqeshin me iu shmangë rezultateve të referendumit. Por, znj. Miller thotë se po e kundërshton Qeverinë e jo votimin popullor. Ajo e ka paditë ministrin për Brekzit – po, ka ministri për këtë punë tash – se po ia rrezikonte të drejtat që i gëzon si pjesë e BE-së.
Do të ish më së miri, kuptohet, që Mbretëria e Bashkuar me ndejtë në organizatën 28-shtetëshe.
Por, gjyqtarët nuk u përzinë në politikë. Nuk po merremi këtu me “meritat ose pameritat” e Brekzitit, shpjegunë në aktgjykimin e tyre, duke theksu se “gjykata në këtë rast po merret vetëm me një çështje të pastër juridike”.
Rastin e shqyrtoi Gjykata e Naltë e Drejtësisë e Angli-Uellsit, pushteti i së cilës rëndom nuk e prek Skocinë. Por, rasti preku parime themelore të ligjit që janë të njëjta në mbarë Britaninë. Gjyqtarët këtu u morën me Kushtetutën britanike, që ndonëse nuk “gjendet tërësisht në një dokument të shkruar”, përmban rregulla të moçme e të qarta për kufijtë e pushtetit shtetëror.
Pyetja ishte se cili organ i shtetit duhet ta nisë punën për me dalë nga BE-ja? Saktësisht, a mundet Qeveria, që vepron në emër të mbretëreshës, me e bë këtë? Dhe, përgjigja është jo. Më 1972, Parlamenti pat miratu një ligj për me hy në Bashkësinë Evropiane, që më vonë u bë Bashkimi Evropian. Tani duhet një ligj për me dalë.
Në Britani, Parlamenti është sovran, pra sipërtar. Askush s’është mbi të dhe askush nuk mundet me ia rrëzu ligjet. Parlamenti me ligj ka vendosë me u anëtarësu në BE. Andaj, Qeveria e mbretëreshës, e asnjë ministër i saj, nuk mund të vendosin me u tërheqë nga BE-ja.
Aq më tepër, Parlamenti shprehimisht i ka bë ligjet e bashkimit pjesë të së drejtës britanike. Ka miratu edhe akte tjera lidhur me organizatën sipërkombëtare. Tani, me dalë prej BE-së domethënë me i shfuqizu si ligjet e Parlamentit ashtu dhe ligjet komunitare. Dhe, vetëm Parlamenti – dhe atë shprehimisht – mund t’i zhbëjë ligjet e veta për BE-në.
Si rrjedhojë, ministri për Brekzit nuk mund as ta njoftojë Këshillin Evropian se Britania don me e braktisë BE-në. Sipas traktatit të organizatës, kur një shtet jep njoftimin, nuk ka kthim prapa.
Largimi nga BE-ja mund të zgjasë me vite. Por, pasojat e një veprimi të paligjshëm mund të ndihen edhe më gjatë. Dhe për këtë arsye, vendimi i gjykatës duhet përshëndetë. Ky është vetëm shqyrtim i shkallës së parë, çka domethënë se palët e pakënaqura kanë të drejtë me u anku. Ata, megjithatë, bëjnë mirë me u pajtu me vendimin, ashtu siç i këshilloi sot kryepaditësja Miller.
Aktgjykimi përmend të paktën tri kategori të drejtash që nënshtetasit e mbretëreshës rrezikojnë t’i humbin pasi të dalin nga bashkimi. Dy kategori janë humbje e sigurt: britanikët nuk do t’i kenë më të drejtat që i gëzojnë tani në vendet e tjera të BE-së, e as nuk do të kenë qasje në institucionet e Unionit si qytetarë evropianë. Britania mund t’i shpëtojë të drejtat që burojnë nga ligjet komunitare, duke i kopjuar ato kanune fjalë për fjalë.
“Parlamenti mund të zgjedhë mos me i repliku të gjitha ligjet e tashme të BE-së në të drejtën e brendshme”, paralajmërojnë lordët gjyqtarë. Por, edhe nëse e bëjnë mundin, s’ka garanci që Britania do të mund t’i jetësojë ligjet si mbarë Evropa pa ndihmën e institucioneve bashkënore, përfshi dhe Gjykatën e Drejtësisë të BE-së.
Kjo është punë e madhe për t’u kry me një nënshkrim ministri. Por, siç na kujton znj. Miller, vendimi i gjykatës është më i rëndësishëm sesa vetë Brekziti.
“Ky rast”, tha ajo, “përcakton nëse një Qeveri, një kryeministër, në të ardhmen do të jetë në gjendje me ua marrë të drejtat njerëzve pa e pyet Parlamentin. S’mund të kemi demokraci ashtu. Ajo s’është demokraci, por i avitet diktaturës”.
51,89 për qind e britanikëve votunë për me dalë nga Bashkimi Evropian në referendumin e 23 qershorit sivjet. Ky është vullneti popullor, ani pse i mbështetur në premtime të pamatura të politikanëve popullistë. Evropa ka bë thirrje me e respektu referendumin. Por, Ligji që e mundësoi atë nuk e zhbën sundin që e futi Britaninë në BE e as i jep pushtet ministrit të Brekzitit me e kry punën vet.
Kjo detyrë u bie deputetëve britanikë, që me shumë dëshirë do i bënin lak. Vota e tyre do t’mund t’u kushtojë me rizgjedhje më 2020. Por, ata s’mund t’i shmangen detyrës që kanë me Kushtetutë. Britania ka mjaft gra të fuqishme me ua rikujtu këtë.
(Autori është avokat në Teksas të Shteteve të Bashkuara)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës