Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu në Konferencën Parlamentare mbi rolin e parlamenteve në Procesin e Berlinit ka thënë se është përgjegjësi e parlamenteve ratifikimi dhe zbatimi i marrëveshjeve rajonale.
“Përgjegjësia finale ligjore në procesin e ratifikimit të shumicës së marrëveshjeve dhe angazhimeve rajonale i takon parlamenteve. Kjo e bën të qartë edhe një herë më shumë nevojën për një angazhim më të fortë të parlamenteve në këtë proces, jo vetëm për të shtuar zyrtarisht legjitimitetin e tij demokratik, por edhe për t’i kthyer premtimet në realitet përmes procesit të ratifikimit të marrëveshjeve rajonale dhe shtyrjes së zbatimit të tyre”.
“Që parlamentet të jenë pjesë e Procesit të Berlinit, ka qenë një nga nismat që kam nisur, si deputete, në 2015 për të cilën sot jam e kënaqur teksa e shoh të bëhet realitet”- tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu, në Konferencën Parlamentare me temë “Roli i Parlamenteve në Procesin e Berlinit” organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë, me mbështetjen e nismës së Dialogut Parlamentar të Procesit të Berlinit dhe RCC sot në Tiranë.
“Ndërsa vlerësojmë arritjet e bëra në kuadër të Procesit të Berlinit dhe përcaktojmë të gjitha veprimet e nevojshme për të bërë më shumë hapa përpara me CRM 2.0 të ri dhe më transformues, ky është gjithashtu një moment kritik për parlamentet për të rritur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes tyre dhe me qeveritë përkatëse, për të luajtur plotësisht rolin e tyre në këtë kuadër të ri të bashkëpunimit rajonal, i cili krahas integrimit brenda rajonit, do të synojë një aderim më të afërt në tregun e vetëm të BE-së”, përfundoi Bregu.
Në takimin ishin të pranishëm anëtarë të parlamenteve nga Ballkani Perëndimor dhe përfaqësues të organizatave dhe komiteteve rajonale dhe ndërkombëtare, që i paraprin Samitit të Procesit të Berlinit të hënën, më 16 tetor në Tiranë, ku krerët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor pritet të nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjeve të lëvizshmërisë me Marrëveshjen Rajonale për Njohjen e Ndërsjellë të Kualifikimeve Profesionale për infermierët, mamitë, farmacistët dhe kirurgët veterinarë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij