LAJMI I FUNDIT:

Bregu, Bashës: Nuk hyhet në fushatë duke bërë rolin e viktimës

Bregu, Bashës: Nuk hyhet në fushatë duke bërë rolin e viktimës

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu duket se nuk e përkrah shumë mënyrën si po sillet opozita kur kanë mbetur dhe pak muaj nga dita e zgjedhjeve.

Sipas Bregut, fryma me të cilën PD-ja po hyn në zgjedhje nuk është e duhura megjithëse nënvizon se strategjia që do të ndiqet i takon kryetarit ta vendosë.

Bregu tha se opozitës i duhet një fytyrë më optimiste.


“Përsa i përket pjesës së strategjisë elektorale përgjigjet kryetari. Në një fushatë nuk hyhet me profilin e viktimës, të humbësit apo të intimiduatrit. Fryma me të cilën një parti hyn në zgjedhje është një çështje që për mendimin tim duhet konsideruar seriozisht. Në fushatë hyhet me frymë optimiste. Fushata është e vakët. Do ishte shumë më mirë që ne të kishim filluar një fushatë të plotë pak më herët. Vazhdoj t’i qëndroj atyre që kam thënë. Çështja nuk është të tregosh me gisht kundërshtarin. Kthimi i vëmendjes te vetja, i problematikës te vetja, do ishte gjëja më e mirë për të hyrë në fushatë”, u shpreh Bregu në një intervistë për Abc News, shkruan Lapsi.al.