Brazili tregon se është gati për 'Rusia 2018', fiton ndaj Kroacisë

Përfaqësuesja e Brazilit ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Përfaqësueses së Kroacisë në miqësoren e Anfieldit.
Brazilianët ishin më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar nga skuadra e trajnerit Tite.
Pjesa e parë ishte me raste, por jo shumë të rrezikshme për gol. Më i miri ishte ai nga Dejan Lovren në minutën e 13-të.

Goli i vetëm në takim u shënua nga Neymar në minutën e 69-të pas disa lëvizje të bukura në zonë.
Në minutat shtesë shënoi edh Roberto Firmino pas asistimit nga Casemiro.

Vlen të theksohet se në dhjetë ndeshjet e fundit Brazili ka vetëm një humbje, 0-1 në miqësoren ndaj Argjentinës më 9 qershor 2017.
Kurse Kroacia në dhjetë ndeshjet e fundit ka tri humbje. /Telegrafi/




















































