Kapiteni i Kombëtares së Brazilit, Casemiro ka sugjeruar që ekipi i tij kombëtar është i bashkuar kundër luajtjes së Copa America në atdheun e tyre, trajneri Tite mund të jap dorëheqje dhe ‘Selecao’ mund ta bojkotoj turneun.

Conmebol ka konfirmuar datën e fillimit të garës më 13 qershor deri më 10 korrik me katër vendndodhje – Brasilia, Rio de Janeiro, Cuiaba dhe Goiania, por opozita sociale dhe politike në Brazil e bën pozicionin e tyre të paqëndrueshëm.


Shumë njerëz në Brazil janë të mërzitur për turneun e zhvendosur në vend të tyre për shkak të numri të madh të rasteve me COVID-19.

Kjo situatë ka bërë që lojtarët e Brazilit të mendojnë bojkotimin e Copa America dhe në anën e tyre është edhe trajneri Tite, i cili edhe mund të dorëhiqet.

Tite ka marrë anën e lojtarëve pasi vendimi për të zhvendosur turneun në vend dhe marrëdhënia midis tij dhe Federatës së Futbollit të Brazilit ishte tashmë e dobët.

Shumë besojnë se ai do të largohet nga puna e tij para se të fillojë Copa America , por ai thotë se do ta marrë vendimin e tij më 8 qershor pas ndeshjes së tyre kundër Paraguait.

paulinho tite fagner willain e gil brasil 23032017 16lgojwtrl04812so1157ggh8w

“Ju të gjithë mund të krijoni çdo hipotezë që dëshironi, unë vetëm kërkoj që të jeni të kujdesshëm. Unë do të shpjegoj veten në kohën e duhur. Jo tani”.

“Unë nuk jam duke ikur nga pyetja, por të gjithë e dimë se ka një kohë të saktë për të bërë gjëra”, ka thënë Tite në konferencë shtypi.

Neymar Casemiro

“Të gjithë e dinë pozicionin tonë për Copa America në Brazil. Nuk mund të jetë më e qartë. Ne duam të shprehim mendimin tonë më shumë pas ndeshjes kundër Paraguait [më 8 qershor]”.

“Nuk jam vetëm unë, jo vetëm lojtarët që luajnë në Evropë. Janë të gjithë, përfshirë trajnerin Tite. Të gjithë jemi së bashku”, ka thënë kapiteni Casemiro. /Telegrafi/

telegrafi sport app