Të paktën 51 persona kanë vdekur nga epidemia e sëmundjes së rrezikshme të etheve të verdha në Brazil.
Ministria e Shëndetësisë e Brazilit deklaroi se në 24 orët e fundit kanë vdekur dy persona të prekur nga ethet e verdha në rajonin Minas Gerais, dhe tre persona në Sao Paulo, me çka bilanci i të vdekurve në ditët e fundit është rritur në 51 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratë thuhet se ethet e verdha deri më tani janë regjistruar në 80 zona të populluara në Brazil, duke përfshirë 55 vendbanime në krahinën Minas Gerais.
Ministria e Shëndetësisë në provincën braziliane Minas Gerais gjithashtu ka njoftuar se në rajon deri më tani nga ethet e verdha kanë vdekur 44 persona.
Në këtë rajon deri më tani nga kjo sëmundje e rrezikshme janë diagnostikuar te 126 pacientë, dhe 584 persona të tjerë me simptoma të ngjashme janë shtruar në spital të cilët i janë nënshtruar kontrolleve.
Epidemia e etheve të verdha ka goditur edhe krahinën Espirito Santo, ku deri më tani janë diagnostikuar te 37 pacientë, nga të cilët një person ka vdekur. Po ashtu edhe në Sao Paulo, kanë vdekur të paktën gjashtë persona të infektuar me ethet e verdha, dhe 17 pacientë të tjerë janë shtruar në spital.
Në kuadër të luftës kundër etheve të verdha, autoritetet braziliane në rajone të rrezikshme kanë dërguar 5.5 milionë doza të vaksinës, dhe së shpejti priten edhe gjashtë milionë vaksina të tjera.
Ethet e verdha janë një sëmundje e rëndë akute virale të cilat barten nga mushkonjat, rriqrat dhe parazitë të tjerë.
Për shkak të dëmtimit të enëve të vogla të gjakut dhe çrregullimeve të koagulimit, sëmundja çon në gjakderdhje në organe, ndërsa quhet “e verdhë” pasi që te një numër i caktuar i pacientëve paraqitet verdhëza.
Infeksioni i cili është i vështirë të diagnostikohet në fazat e hershme të paraqitjes, kryesisht kërcënon me përhapjen në Afrikë dhe Amerikën e Jugut. Rritja e temperaturës trupore, dhimbje të muskujve, plogështim, etj, janë vetëm disa nga simptomat standarde që paraqiten tek pacientët e infektuar. Imunizimi aktiv ose vaksinimi kundër etheve të verdha është në dispozicion për gati 70 vjet, dhe ka merita për uljen e ndjeshme të përhapjes së sëmundjes.
Megjithatë, ethet e verdha janë sëmundje shumë e rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse, për çka Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon që çdo vend i rrezikuar nga kjo sëmundje të ketë të paktën një laborator kombëtar, ku mund të kryejnë testet themelore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?