Në funksion të zhvillimit të hulumtimit ekonomik, Banka Qendrore e Kosovës, tashmë tradicionalisht jep çmimin për hulumtuesit më të mirë të paraqitur nga ekonomistët e rinj, në fushën e sistemit financiar dhe zhvillimit ekonomik në vend.
Në ambientet e BQK-së, Guvernatori Mehmeti ndau çmimet për punimet fituese të paraqitura për çmimin “Ekonomisti i Ri” për vitin 2017.
Në pritjen e organizuar për fituesit e çmimeve, Mehmeti theksoi rëndësinë e hulumtimeve ekonomiko-financiare.
“Jam i kënaqur që jeni përzgjedhur fitues të çmimit ‘Ekonomisti i Ri’. Punimet që janë përzgjedhur të jenë shtytëse për zhvillimit ekonomik të vendit. Nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa pasur zhvillim të stabilitetit financiar dhe ky është një nga qëllimet e mia kryesore prej se jam emëruar në pozitën e Guvernatorit. Andaj qëllimi ynë kryesor është që fillimisht të kemi stabilitetin financiar ku aktualisht jemi më së miri në rajon. Ne planifikojmë t’i zgjerojmë funksionet e Bankës Qendrore të Republikës sëKosovës në funksion të përkrahjes së ekonomisë dhe një nga hapat do të jetë edhe aprovimi i rregullores për licencimin e fondeve investive në Kosovë, që është një plotësues për ekonominë dhe besoj që me këtë hap do të kemi dy ose tri fonde investive. Gjithashtu jemi duke krijuar edhe një qendër të përditësimit të transaksioneve të kartelave në Kosovë si një projekt shumë i madh dhe i rëndësishëm dhe krejt këto po bëhen me qëllim të rritjes së funksioneve të Bankës Qendrore të Kosovës. Ajo që kërkoj nga ju është që përvojën dhe shkollimin që e fitoni jashtë vendit ta bartni në Kosovë me qëllim që ekonomia të ecë përpara”, tha Mehmeti.
Fituesit e çmimeve po ashtu falënderuan Guvernatorin për përkrahjen e nismave të tilla nga BQK-ja e që janë në dobi të hulumtuesve të rinj.
Fitues të këtij edicioni ishin Arian Krasniqi dhe Florin Aliu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025