Banka Qendrore e Gjermanisë së bashku me 17 bankat qendrore kombëtare të Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ) dhe Bankën Qendrore Evropiane kanë nisur një program të financuar nga Bashkimi Evropian (BE), nga i cili do të përfitojnë Banka Qendrore e Kosovës, bankat qendrore dhe autoritetet e mbikëqyrjes bankare nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Serbia.
Qëllimi i programit është të forcojë më tej kapacitetet institucionale të institucioneve që janë përfitueset e fundit, në veçanti duke avancuar më tej mjetet e tyre për analiza dhe politika, si dhe duke transferuar standardet më të mira ndërkombëtare dhe evropiane në praktikat kombëtare.
BE-ja ka ndarë 2 milionë euro për këtë program nga Instrumenti për Ndihmën e Paraanëtarësimit (IPA II).
“Me këtë iniciativë të përbashkët, komuniteti bankar qendror në BE qëndron i gatshëm që t’i mbështesë kolegët tanë në Ballkanin Perëndimor në përpjekjet e tyre për t’i futur në zbatim standardet më të larta, për të mirën e vendeve dhe njerëzve të tyre”, tha menaxheri i programit nga Deutsche Bundesbank, Martin Dinkelborg, me rastin e takimit të parë të Komitetit Drejtues të Programit.
Drejtoresha e Departamentit të Analizës dhe Hulumtimit Ekonomik e Bankës Qendrore të Austrisë, Doris Ritzberger-Grünwald, theksoi rëndësinë e programit rajonal për zhvillimin e vazhdueshëm ekonomik të rajonit.
Po ashtu, ajo e mirëpriti qasjen kolaborative të ndërmarrë nga 18 bankat qendrore kombëtare të vendeve të BE-së dhe BQE-ja, të cilat po kontribuojnë në program.
“Programi synon përmirësimin e qeverisjes ekonomike në Ballkanin Perëndimor dhe në një perspektivë më afatgjate, mbështetjen e institucioneve të rajonit për anëtarësimin eventual në BE, në këtë rast në SEBQ”, tha Andreas Papadopoulos, këshilltar për qeverisjen ekonomike në Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit.
Gjatë 24 muajve të ardhshëm, Deutsche Bundesbank së bashku me 17 bankat qendrore kombëtare që po marrin pjesë dhe me kontribuimin e BQE-së, do të organizojnë një program intenziv rajonal të trajnimit mbi çështjet kyçe të bankingut qendror dhe mbikëqyrjes, i cili do të përbëhet nga 20 aktivitete trajnimi me kapacitet deri në 360 vende trajnimi.
Trajnimi do të fokusohet veçanërisht në fushat e mbikëqyrjes bankare, stabilitetit financiar, mbrojtjes së konsumatorëve financiarë dhe përfshirjes financiare, rimëkëmbjes dhe përmbylljes, politikës monetare, sistemeve të pagesave, statistikave, pajtueshmërisë dhe integrimit në BE, politikave të qeverisjes, kontabilitetit, si dhe auditimit të brendshëm.
Ai do të realizohet nga ekspertët e bankave qendrore kombëtare të SEBQ-së dhe BQE-së.
Po ashtu do të realizohen edhe dy punëtori të politikave për vendimmarrësit lidhur me përmbylljen e kredive joperformuese dhe çështjet e qeverisjes.
Së fundi, por jo më pak me rëndësi, krahas aktiviteteve të trajnimit rajonal, programi do të financojë zbatimin e masave specifike dypalëshe që do të përcaktohen në mbledhjet e Komitetit Drejtues të Programit.
Programi është duke u zbatuar nga Deutsche Bundesbank në partneritet me bankat qendrore të Belgjikës, Bullgarisë, Çekisë, Greqisë, Spanjës, Francës, Kroacisë, Italisë, Lituanisë, Hungarisë, Holandës, Austrisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovenisë dhe Sllovakisë. Banka Qendrore Evropiane do të kontribuojë në zbatimin e projektit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Premtimet për rrymën: Gaz, thëngjill, burime të ripërtërishme
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos