Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë, në vitin 2017, arritën vlerën prej 287.8 milionë euro, që paraqet një rritje prej 30.8 për qind krahasuar me vitin 2016. Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje të vlerës u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, ndërsa investimet në instrumentet e borxhit shënuan rënie.
Kështu thuhet në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për vitin 2017.
“Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione, që përbën rreth 91.9 për qind të gjithsej IHD-ve, shënoi vlerën prej 264.5 milionë euro që është për 44.9 për qind më shumë krahasuar me vitin paraprak. IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerën prej 23.2 milionë euro, apo 37.9 për qind më pak krahasuar me vitin paraprak. Rritja e IHD-ve u evidentua kryesisht tek sektori i shërbimeve financiare, patundshmëritë dhe tek sektori i ndërtimtarisë ndërsa sektori i tregtisë dhe ai i industrisë shënuan rënie”, thuhet në raportin e BQK-së, shkruan Telegrafi.
Ndërsa, projeksionet e BQK-së për vitin 2018 sugjerojnë se investimet do të shënojnë rritje reale prej 10.1 për qind.
“Investimet në vitin 2018 parashihet të shënojnë rritje reale prej 10.1 për qind, bazuar në parashikimet për rritje të konsiderueshme të investimeve publike prej 25.8 për qind, por edhe të investimeve private prej 5 për qind”, thuhet në raport.
Sipas BQK-së, kontribut të rëndësishëm në rritjen e investimeve private pritet të vazhdojë të ketë kreditimi bankar, i cili po karakterizohet me ritëm më të shpejtë të rritjes dhe me norma më të ulëta të interesit. Po ashtu, ndryshimet në politikën tatimore gjatë viteve të kaluara, pritet të nxisin investimet private, shkruan Telegrafi. Rritjes së pozicionit të përgjithshëm të investimeve pritet t’i kontribuojë edhe rritja e IHD-ve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Mësuesit e sigurisë - Zbritje 50% për instruktorët e policisë dhe ushtrisë në Melodia PX më 7 Mars

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi