Konsumi privat në Eurozonë pritet të rritet, duke i dhënë mbështetje rritjes ekonomike pavarësisht trazirave nga jashtë, sipas Bankës Qendrore Europiane (BQE). Rritja ekonomike e Eurozonës është ngadalësuar në dy tremujorët e kaluar, duke rritur shqetësimin se ekspansioni i bllokut, që është tashmë në vitin e 6, mund të përfundojë para kohe.
Megjithatë, Banka Qendrore Europiane argumenton se ngadalësimi vjen kryesisht prej faktorëve të jashtëm dhe se kërkesa e brendshme vazhdon të jetë e fortë dhe krijimi i vendeve të punës gjithashtu.
“Konsumi privat ka qenë nxitësi kryesor i rritjes ekonomike gjatë kohëve të fundit dhe ka ende hapësirë që të mbështesë ekonominë. Ndërkohë që tregu i punës vazhdon të fuqizohet, besimi i konsumatorëve duhet të qëndrojë i lartë dhe konsumi privat gjithashtu”, deklaroi Banka Qendrore Europiane.
Ngadalësimi ekonomik vjen në një kohë të vështirë për institucionin në Frankfurt, ndërkohë që përpiqet të largojë stimujt monetarë. BQE planifikon të përfundojë skemën e blerjes së obligacioneve prej 2.6 trilionë euro në fund të këtij viti, me shpresën se rimëkëmbja ekonomike është mjaftueshëm e fortë për të vazhduar pa suport nga institucioni.
Punësimi në Eurozonë në mbi 107 milionë është në nivel rekord të lartë, megjithatë, papunësia në 8.3% është ende 1 pikë përqindjeje sipër nivelit që ka qenë përpara krizës financiare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Të drejtat dhe regjistrimi i pronës në Kosovë: Për 5 muaj vizitohen mbi 6 mijë familje në kuadër të fushatës vetëdijësuese nga shoqëria civile

Eksportimi i domates, Peci thotë se ka shënuar rritje prej 2048 për qind

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

EBC Cosmetics me oferta unike për Ditën e Gruas!

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Zbritje për çdo shije në Argo Drinks

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës