BQE përjashton rrezikun e recesionit në Eurozonë

438:"epa05665854 (FILE) A file picture dated 01 July 2015 of the headquarters of the European Central Bank (ECB) in Frankfurt, Germany. The ECB unexpectedly announced 08 December 2016 it would cut purchasing of assets to 60 billion euros, starting April 2017. The current amount of asset purchases stands at 80 billion euros per month. The bank continued to keep interest rates unchanced. EPA/FRANK RUMPENHORST *** Local Caption *** 52033317 3:"EPA
Ekonomia e Eurozonës nuk do të bjerë në një recesion edhe pse po rritet më pak seç pritej dhe do të ketë një rimëkëmbje brenda një viti ose dy vitesh.
Kështu tha kryekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, Philip Lane.
“Ekonomia po rritet më shpejt se sa shpresuam. Dinamika është zhgënjyese, por jo edhe negative. Ne presim një rikuperim në vitin ose dy vitin e ardhshëm", tha Lane për La Repubblica.
Lane tha që niveli aktual i inflacionit prej 1 për qind në zonën e euros ishte "i pakënaqshëm".
Ai shtoi se vendet e Eurozonës duhet të përfitojnë nga normat aktuale të ulëta të interesit për të zvogëluar grumbujt e borxhit të tyre në vend se, "të harxhojnë burimet shtesë për shpenzime të reja ose ulje të taksave". /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































