LAJMI I FUNDIT:

BPRM: Treguesit ekonomik të Maqedonisë janë pozitive

BPRM: Treguesit ekonomik të Maqedonisë janë pozitive

Vendosja monetare është e përshtatshme për kushtet e tanishme në ekonomi kurse treguesit ekonomik janë pozitiv, respektivisht gjendja e ekonomisë së Maqedonisë është duke u përmirësuar.

Rezervat devizore në tremujorin e dytë tregojnë rënie, krahasuar me tremujorin e parë, por lëvizin në zonë të sigurtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është konstatimi i Komitetit për politika monetare operative të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), në seancën e mbajtur mbrëmë, ku u shqyrtua situata në ekonominë vendore, lëvizjet e tregjeve ndërkombëtare dhe vendore financiare, dhe treguesit e ekonomisë vendore në aspekt të vendosjes së politikës monetare.


BPRM-ja bën të ditur se normat kamatore, në kushte kur treguesit e politikave monetare janë të volitshme dhe në prani të ndonjë të papritur dhe rreziku, nuk do të ndryshojë, pra mbetet 3.25%.

Gjithashtu, BPRM-ja bën të ditur se për shkak të arritjeve më të dobëta në tremujorin e parë, projeksioni i rritjes së BPV-së prej 2.5% për këtë vit mund të mos realizohet./Telegrafi/