Bournemouth - Arsenal, formacionet zyrtare: Xhaka e Mustafi nga minuta e parë

Bournemouth dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Topçinjtë janë mysafirë të Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Ligën Premier, ndeshja e cila zhvillohet në Vitality Stadium nga ora 14:30.
Skuadra e Unai Emeryt vjen në këtë ndeshje pas tri barazimeve radhazi dhe pret t'i kthehet fitores nga ky udhëtim i vështirë.
Në anën tjetër, vendasit kanë dy humbje në ndeshjet e fundit dhe presin rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me disa ndryshime në formacionet titullare.
Te Arsenali nga minuta e parë do të luajnë edhe dyshja shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi.
Bournemouth: Begovic; Francis, Cook, Ake, Daniels; Brooks, Gosling, Lerma, Fraser; King, Wilson.
Arsenal: Leno; Bellerin, Mustafi, Holding, Sokratis; Torreira, Xhaka; Iwobi, Mkhitaryan, Kolasinac; Aubameyang.
/Telegrafi/





















































